E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancesteri dhe Barca duan Mesin gjerman



Marko Marin i Verder Bremenit eshte nje nga me te vleresuarit dhe lista e te interesuarve per sherbimet e tij behet gjithmone edhe me e gjate. Tashme klube te tilla si Mancester Junaitid dhe Barcelona duan te rekrutojne Mesin gjerman. Para se gjithash ne Angli duket se Marin eshte shume i vleresuar. Daily Mail raporton se Mancester Junaitid Celsi dhe Totenhemi kerkojne 21-vjecarin. Te interesuar per Marin 11 ndeshje me perfaqesuesen gjermane jane dhe Liverpuli dhe Arsenali. Radio spanjolle Cadena Ser raportoi se per Marko Marin interesohet Barcelona. El Mundo Deportivo shkruan se Barcelona do te dergoje nje skauter per te ndjekur ne aksion Marin. Keshilltari i Marin Fali Ramadani para disa ditesh reagoi ne lidhje me reklamen e djaloshit. Ai pergenjeshtroi cdo interesim nga Anglia nderkohe qe spekulimet e medias vazhduan. Marin ka me Verder Bremenin nje kontrate deri ne vitin 2013. Ne javet e fundit 21-vjecari ka qene ne top-forme. Ne Angli mund te paguanin deri ne 18 milione euro per nje driblues si Marin.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›