E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja Prishtina-Dinamo përfundon në barazim 1-1

Prishtinë - Ndeshja miqësore Prishtina-Dinamo ka përfunduar në barazim 1-1. Ky takim, i cili vuri përballë kampionët e Kosovës dhe Shqipërisë, u zhvillua me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Takimi i zhvilluar në kryeqytetin kosovar është ndjekur nga më shumë se 13 mijë tifozë.

Golin për Dinamon e shënoi Ceko, ndërsa për Prishtinën shënoi Ademi. Sipas komentatorëve të ndodhur në stadiumin e Prishtinës, ndeshja ka qenë e një niveli të kënaqshëm, por, terreni i vështirë ishte kundërshtari i vetëm.

Takimi për 1 vjetorin e Pavarësisë u mundësua nga Federata Shqiptare e Futbollit nën patronazhin e qeverisë së Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›