Manchester City prezanton Balotelin

Manchester City ka prezantuar sulmuesin e ri italian Mario Balotelli, i cili u transferua ne klubin anglez nga kampionet e Evropes te Interit, per t’u vene nen urdhrat e ish-trajnerit te tij Roberto Mancini. I polemizuar shpesh here ne Itali, ne konferencen e pare si lojtar i City, Balotelli ka bere te ditur se nuk eshte nje “djale i keq” dhe se eshte i lumtur qe do te luaje ne Premier Lige.
"Nuk jam nje djale i keq, jam nje djal normal. Jam i lumtur qe u transferova te Manchester City, per t’iu bashkuar projektit te trajnerit dhe klubit. Me vjen keq qe u largova nga italia, pasi aty kam familjen dhe miqte e mi, por profesionalisht jam shume i lumtur qe ndodhem ne Manchester”, ka thene Balotelli, i cili ne sezonin e fundit te Interit ishte ne qender te polemikave per shkak te raporteve te tij me trajnerin e atehershem Jose Mourinho dhe me disa prej shokeve te tij te skuadres.
Nderkohe trajneri i Manchester City, Roberto Mancini ka bere te ditur se Balotelli i ka te gjitha mundesite te behet nje prej lojtareve me te mire te botes. "Mario ka gjithcka per t’u bere nje lojtar fantastik ne te ardhmen. Ai eshte i ri dhe ka te gjitha kapacitetet per t’u bere nje nga lojtaret me te mire te Botes”, ka thene Mancini.
Mario Balotelli u transferua te Manchester City per 28 milione euro, nderkohe qe klubi anglez me pronar sheikun Mansour ka shpenzuar gjate ksaj merkatoje 125 milione paund duke blere se fundmi nga Aston Vila mesfushorin e kombtares angleze James Milner.
Nertan Prifti < I mëparshmi