Minsitria e Integrimeve dënon incidentin lidhur me orientimin seksual

Ministria e Integrimeve e ka dënuar incidentin e mbrëmshëm duke u ndalur vetëm tek liria e shprehjes.
“Kundërshtohet dhuna ndaj lirisë dhe shprehjes”, thuhet në reagimin e minsitrisë.
Ata kënë përshendetur punën e Ministrisë së Brendshme dhe të Avokatatit të Popullit.
“Përshëndesim dedikimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka dërguar forcat policore përtë parandaluar eksceset dhe rrezikimin e pronës dhe lirive qytetare dhe inkurajojmë organet e rendit të veprojnë edhe më tutje kundër diskriminimit në baza etnike, gjinore, fetare, të orientimit seksual, etj. Njekohesisht falënderojmë për reagimin e Ombudspersonit të Kosovës dhe ftojme shoqatat, organizata e shoqerise civile dhe tifozët sportive të përdorin vetëm mjetet e
dialogut qytetar për të diskutuar çështjet shoqërore në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.