E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manchester United gabon, nuk përfiton Leicester

Dramë në Old Trafford. Manchester United kishte mundësinë më të mirë për të marrë tri pikët e radhës, që do e rikthenin në vend të parë. Por përballë skuadrës së vendit të fundit në klasifikim, Sheffield United, të besuarit e trajnerit Solskjaer janë mbërthyer nga një humbje 1-2, duke i dhënë fund ecurisë pozitive prej 13 ndeshjesh. 

Skuadra e Sheffield ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 23-të, me Bryan, që ka kapur në befasi portierin De Gea dhe mbrotjen vendase, 0-1, duke mbyllur dhe pjesën e parë. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 64-ët, është mbrojtësi i qendrës, Maguire që ka vendosur barazpeshën 1-1. Por miqtë kanë surprizuar përsëri, duke shënuar golin e fitores në minutën e 74-ët me anë të Burke. Një mundësi e humbur për United, aq më tepër që përballë ishte skuadra e vendit të fundit.

Nuk arrin të përfitojë Leicester, që me një fitore, në kushte të tilla, do të ngjitej në vendin e dytë. “Dhelprat” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Eveton. Skuadra e trajnerit Ancelotti ka kaluar e para në avantazh me anë të James. Leicester ka arritur të barazojë me   Tielemans, ndihmuar dhe nga gabimi i portierit Pickford.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›