E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mourinho: Klopp? Unë nuk e konsideroj mik. Ka vetëm respekt

José Mourinho uroi Brendan Rodgers dhe Nuno Espirito Santo, kolegë të cilët kanë lindur në të njëjtën ditë me të. Në të njëjtën kohë, ai specifikoi marrëdhënien e tij me Nuno Espirito Santo: “Unë nuk kam numrin e Brendan Rodgers por kam numrin e Espirito Santo. Dje urova Nuno por jo Brendan, kështu që po shfrytëzoj rastin për ta uruar”.

“Kemi lindur të tre në një ditë, nuk mund të harrohet kur në mes është edhe miqësia. A jam unë një mik i Klopp? Jo, nuk kam kaluar kurrë kohë me të. Nuno ishte lojtari im, kam kaluar dy vjet me Brendan në të njëjtin klub”.

“Kur keni diçka të përbashkët dhe e njihni mirë një person, atëherë mund të thoni se ka miqësi. Shihemi me Jurgen 5′ para dhe pas ndeshjes, çfarë mund të them? Ai është një koleg që unë e respektoj, nuk kam asnjë problem me të dhe besoj se është e njëjta gjë për të”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›