E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli bllokon City-n për 800 mijë euro më shumë

Bllokohet transferimi i sulmuesit Mario Balotelli tek Manchester City dhe si rrjedhojë bllokohet edhe Interi në merkato.

Ashtu si shoku i skuadrës, Douglas Maicon edhe Balotelli ka probleme me cështjen e pagës vjetore pasi agjenti i tij kërkon 3.8 milionë euro, ndërsa klubi anglez ofron vetëm 3. Kuyt dhe Mascherano, dy lojtarë që kërkohen me ngulm nga Rafa Benitez duhet të presin edhe disa ditë, pasi e ardhmja e tyre varet nga shitjet e kampionëve të Europës.

Inter dhe Manchester City do ndeshen të shtunën në një miqësore në Baltimora ku Balotelli do jetë ende sulmues i skuadrës italiane. Marrëveshja mes klubeve është arritur pasi Inter do marrë 35 milionë, ndërsa palët ndahen nga vetëm 800 mijë euro më shumë që kërkon SuperMario.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›