Në Formula 1 janë dy skuadra tepër
Ekleston
Bosi i Formula 1, Berni Ekleston, mund të shkurtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në këtë sport, edhe pse projektet në fillim të sezonit ishin për pjesëmarrjen e sa më shumë makinave. “Nuk do çuditesha sikur një apo dy skuderi të mos e mbyllnin sezonin. Të gjithë ne duam 20 makina në startin e nisjes”, shprehet pronari i Formula 1. Sipas Ekleston, në F1 janë disa skuadra që nuk duhet të ishin: “Nuk është e vështirë të gjesh shënjestra, sepse këtë vit kanë hyrë në garë Lotus, Hispania e Virgin”.
#