Milani pranë sulmuesit holandez Klas-Jan Huntelaar
Mediat spanjolle raportojnë se Reali i Madridit është në pritje të një oferte nga italianët për sulmuesin holandez Klas-Jan Huntelaar. Presidenti i madrilenëve Florentino Perez e sheh me përparësi interesimin e Milanit, si shpërblim ndaj transferimit të Rikardo Kakasë. Vetë administratori i kuqezinjve Adriano Galiani është shprehur dje se do të takohet shumë shpejt me Perezin për transferimin e Huntelaar në Milano.
Ndërkohë, duket se milanezët nuk janë dorëzuar ende për brazilianin e Seviljas, Luis Fabiano. “El Mundo Deportivo” raporton se italianët e kanë rritur ofertën për Luis Fabianon, duke e çuar në 20 milionë euro, plus futbollistin zviceran Vonlathen.