Manchester ne finale. Ferguson Keshilla nga Mourinho

Eliminimi Schalke ishte vetëm një formalitet, ndërsa tani trajneri I Mancherster United, Alex Ferguson mendon për finalen e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës. Fitorja 4-1 në ndeshjen e kthimit kundër formacionit gjerman nuk do të thotë asgjë për “Djajtë e kuq” që në “Wembley” do të kenë përballë skuadrën më spektakolare të viteve të fundit. Dhe për ta mundur atë edhe një ikonë e pankinave si Ferguson ka bërë të ditur se do të këshillohet me armikun më të ri të betuar të Barcelonës, Jose Mourinho.
"Degjohemi shpesh në telefon. Për herë të fundit kemi folur një javë më parë, megjithatë Reali është një skuadër shumë e ndryshme nga ajo e jona. Sigurisht është shumë e rëndësishme të kem sa më shumë informacion për Barcelonën. Ajo është një skuadër fantastike, por deri në finale ka kohë dhe do të përgatimemi për të fituar”, ka thënë Alex Ferguson.
Asnjë dramë për humbjen në “Old Traford” nuk mund të përjetojë trajneri i Schalke Ralf Ragnick, i cili është shprehur krenar për ecurinë e skuadrës së tij në këtë sezon të Champions.
"Mendoj se është e drejtë të themi se luajtën më nivele shumë të larta dhe që kur elinimuam Interin, ky ishte një hap shumë i madh përpara për ne”, ka thënë Ragnick, i cili me arritjen e gjysmëfinaleve ka hyrë në listën e trajnerëve më të suksesshem në historinë e Schalke.
Nertan Prifti