Liga e Evropes Porto pret finalistin e Dublinit

Liga e Evropës do të njohë sot në mbrëmje dy skuadrat që do të diskutojnë finalen e Dublinit. Pas fitores 5-1 në gjysmëfinalen e parë, Porto pret vetëm zyrtaririmin e biletës për në aktin e fundit të kompeticionit të dytë për nga rëndësia të futbollit evropian, ndërsa sfidën e kthimit do ta zhvillojë në fushën e Villarealit.
Pas shpresa për spanjollët, të cilët përballen me misionin e pamundur për të fituar me një diferencë prej pesë golash përpara tifozerisë së tyre. Në këtë mënyrë, Porto pret të njohë vetëm kundërshtrarin e saj në finalen e cila do të jetë e gjitha portugeze. Skuadra tjetër që do të kërkojë trofeun e Ligës së Evropës do të zgjidhet mes Braga dhe Benfikës, ku kjo e fundit është e favorizuar pas fitores 2-1 të ndeshjes së parë.
Gjithsesi kualfikimi është i hapur me vendasit që do të kërkojnë maksimumin për të siguruar një finale historike në Kupat e Evropës. Objektivi i Benfikës në këtë ndeshje është të ruajë avantazhin e ndeshjes së parë, ndërsa edhe një barazim do ta dërgonte skuadrën e drejtuar nga Jorge Jesus në finalen e Dublinit, një mundësi e mirë kjo për të marrë revanshin ndaj dominimit të rivalëve të përjetshëm të Portos, që në këtë sezon u shpallën kampionë të Portugalisë me një diferencë shumë të madhe pikësh.
Nertan Prifti