E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge ne Australi. Sekuestrohet sasi rekord metamfetamine

Një sasi rekord metamfetamine është sekuestruar nga  policia federale australiane në Perth dhe Sidney. Bëhet fjalë për 239 kilogram akull sic njihet ndryshe, me vlerë tregu 53-milion dollarë. Sekuestrimi u mundësua falë një serie kontrollesh në dy qytetet.

Në prangat e policisë përfunduan një hollandez, një belg dhe dy australianë, të arrestuar dhe të akuzuar për trafikim dhe posedim lëndësh narkotike. Policia federale australiane u shpreh se pjesa më e madhe e drogës u konfiskua gjatë një  kontrolli të ushtruar në muajin prill në një bllok apartamentesh në periferi të Sidneit e fshehur në një furgon. Në më pak se një vit gjatë kontrolleve të ushtruara policia federale australiane ka sekuestruar 1.8 ton drogë.

Ken Zuccato, kreu i njësisë së policisë federale për krimin e organizuar deklaron se bëhet fjalë për sekuestrime rekord të kokainës, heroinës dhe tani të metamfetamines. Gjatë kontrolleve më të fundit përveç drogës u sekuestrua dhe një  pistoletë gjysmë-automatike.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›