E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal nuk ndalet mposht lehte Baghdatis

Numri një i botës në tenisin për meshkuj Rafael Nadal vazhdon rrugën drejt objektivit personal për të fituar titullin e tretë në më pak se një muaj, duke mundur lehtësisht në dy sete (6-1, 6-3) qipriotin Marcos Baghdatis në raundin e dytë të turneut Madrid Masters.

Spanjolli 24-vjeçar fitoi në Monte Carlo dhe Barcelonë përpara pak javësh duke mos humbur asnjë set me kundërshtarët e tij. Edhe në madridit, Nadal e ka patur gjithcka të lehtë, duke mbyllur shumë shpejt të dy setet e ndeshjes. Asnjë surprizë sa i përket emrave të tjerë të mëdhenj të tenisit si Novak Djokovic e Roger Federer, të cilët janë favoritë për të fituar titullin në kryeqytetin spanjoll.

Serbi numri dy në renditjen botërore ka vijuar serinë poztive të këtij viti, duke mundur në dy sete (6-3, 6-4) tensitin afrikano-jugor Kevin Anderson. Kjo është fitorja e 28 radhazi në këtë sezon për Djokovic, i cili ndjek rekordin e legjendave John McEnroe dhe Bjorn Borg që kanë arritur përkatësisht 33 dhe 42 fitore radhazi. Ka viajuar rrugën drejt fititmit të turneut të Madridit edhe Roger Federer.

Ish numri një i botës, tan ii pazicionuar në vendin e tretë të klasifikimit botëror ka mundur me vështirësi në tre sete (7-6,   6-7, 7-6) spanollin Feliciano Lopez. Në raundin e tretë të Madrid Master, Federer do të përballet me francezin Xavier Malisse.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›