E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona perandori i dashurise kineze



Diego Armando Maradones ambasadorit te vetes se tij i mjaftuan vetem pak dite ne vendin me te populluar ne bote per te fituar zemren e miliona kinezeve duke u mbiquajtur direkt ne televizion perandori i madh i afeksionit. I pranishem ne dreka me pagese per te mbledhur fonde per Kryqin e Kuq lokal El Pibe de Oro takoi shume te semure dhe u ftua nga disa televizione ku beri shaka dhe dialogoi me prezantuesit komiket dhe personazhet te cfaredo gjendjeje shoqerore. I famshem ishte dueti me Zhao Benshan nje komik i famshem kinez. Maradona i cili kishte mesuar edhe disa fjale kineze tha se futbolli kinez ka nje te ardhme te madhe por duhet te permiresohet duke djersitur dite pas dite. Ne Kine nuk munguan dhe zerat qe e shihnin ate ne krye te kombetares. Maradona nuk i mohoi por deshiroi te theksonte se ne kete moment ai ishte ne Kine per te permbushur nje mision special ate per te mbledhur fonde sociale per te ndihmuar femije e semure. Ne lidhje me te ardhmen e tij futbollisti me i madh i te gjitha koherave tha se nuk ka hapesire per te punuar ne Argjentine ku ai tha se i duhet te gjeje dicka tjeter per te bere pavaresisht se deshira e tij ishte per te stervitur La Seleccion. Maradona mori pjese edhe ne nje ndeshje ne Jinan ndersa te dielen do te zbrese ne fushe ne Donguan. Per te financuar operacionin eshte Yingli Solar Group nje ndermarrje e paneleve diellore me fotoelemente. Rrjetet me te madhe televizive gazeta me tirazhin me te madh dhe portalet me te klikuar te internetit i kane dedikuar Maradones nje hapesire te madhe. Nje televizion kinez kishte nisur nje te derguar special ne Napoli te Italise per te percjelle dashurine e madhe te napolitaneve per Diegon.

6 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›