E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Tirana fitoredhe spektakel ne Peqin

TIRANE- Tirana ka marre fitoren e pare ne transferte per kete sezon duke mposhtur 3-1 Shkumbinin. Ndeshja ne Peqin ka qene nje nga me te bukurat e luajtura deri tani me bardheblute qe kane arritur te permbysin disavantazhin 1-0 ne pjesen e pare duke shenuar tre gola spektakolare ne te dyten. Ndeshja eshte luajtur nen nje atmosfere teper te bukur te krijuar nga tifozerite e dy skuadrave sidomos nga 50 kryeqytetas te cilet kane dhuruar nje spektakel te vertete ne nje nga cepat e tribunes peqinase.

Ndeshja
Pjesa e pare e ndeshjes Shkumbini-Tirana eshte dominuar nga vendasit te cilet kane arritur te shkaktojne disa here panik ne mbrojtjen bardheblu. Goli erdhi ne mesin e kesaj pjese me autor Grizhen qe pas nje rremuje ne zone arriti te shenoje me nje goditje te bukur me koke qe nuk i la shume vend Iljon Likes. Tirana e rriti shume ritmin ne kete fraksion por pa mundur te gjeje golin. Nderkohe pjesa e dyte nisi me nje Tirane te gjithen ne sulm. Zizovic ka qene iniciatori i shume aksioneve ndersa Pejic ka levizur shume ne zone. Kroati arriti te gjente rrugen e golit pas nje goditje denimi duke shenuar me koke por arbitri per cudi e anuloi. Gjithsesi pa kaluar as dy minuta Pejic shenoi nje tjeter gol me koke qe kete here ishte i rregullt. Shkumbini me pas mendoi se mund te fitonte dhe u hodh ne sulm por u kap ne befasi nga nje aksion i Zizovic nga e djathta. Ky i fundit futi nje top ne qender qe u largua disi nga mbrojtja dhe i shkoi serish mesfushorit te Tiranes qe e dergoi ne rrjete duke mposhtur Kotorrin. Tirana shenoi edhe golin e trete pak minuta para fundit kete here me te riun Tusha. Ky i fundit shmangu dy futbolliste peqinas dhe portierin Kotorri me nje aksion spektakolar qe shenoi edhe mbylljen e llogarive me kete sfide. Fitorja e ngjit Tiranen ne kuoten e 15 pikeve.

Dinamo-Laci
Ndersa Tirana fitonte ne Peqin Dinamo eshte ndalur ne nje barazim 3-3 ndaj nje Laci heroik ne Qemal Stafa. Barazimi gjithsesi i le blute ne vend te pare edhe per kete jave sido qe te dale ndeshja e se dieles mes Flamurtarit dhe Skenderbeut por javen tjeter skuadra e Blankos do te udhetoje per ne Korce. Ndeshja nisi menjehere me gol per Dinamon me autor Emiljano Vilen. Por Mile dhe Hysa shenuan dy gola te shpejte per Lacin qe e pa veten ne avantazh. Gjithsesi kampionet arriten te barazonin ne fundin e pjeses se pare me ane te Elis Bakajt qe dergoi ne rrjete nje top te kthyer nga portieri. Ne pjesen e dyte pas shume aksionesh Dinamo gjeti golin me ane te Sefes. Por kur ishte gati festa miqte barazuan gjithcka. Pas nje krosi nga e majta Kaja kerceu me mire nga te gjithe dhe e dergoi topin ne rrjete. Nderkohe Besa nuk shkoi me shume se nje barazim pa gola ne takimin e zhvilluar ne Kavaje perballe Kastriotit duke mbetur ne zonen e plejautit ne renditjen e Superliges. Vendasit e kane dominuar sfiden por nuk kane arritur te gjejne rrugen e golit perballe nje ekipi te mirevendosur ne fushe dhe qe vinte pas dy humbjesh. Nderkohe te dielen do te luhet ndeshja me e rendesishme e javes kur Flamurtari dhe Skenderbeu te perballen me njeri-tjetrin ne Vlore.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›