E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes Ibres e Onievus pezullohet stervitja e Milanit

MILANO- Nje sherr mes Ibrahimovic dhe amerikanit Onievu ka bere qe stervitja e Milanit te premten pasdite te pezullohet. Shkak per kete eshte bere nje nderhyrje disi e rende me rreshqitje e sulmuesit suedez ndaj gjigandit amerikan.

Per te ndjekur seancen stervitore ishin rreth 30 vete te cilet per pak kane shijuar nje ndeshje boksi. Megjithese nderhyrja e Ibres nuk eshte dukur aq e rende Onievu nuk e ka marre mire dhe menjehere eshte ngritur dhe i ka vene duart ne fyt suedezit. Ibra ka reaguar menjehere dhe mes te dyve ka nisur nje perplasje e forte fizike por edhe verbale.

Menjehere jane futur ne mes shoket e skuadres qe kane dashur ti ndajne por ka qene vertete e veshtire. Duke pare se gjakrat nuk jane qetesuar per disa minuta rresht trajneri Alegri eshte detyruar te nderprese seancen stervitore. Gjithsesi ajo ka rinisur pasi dy shkaktaret e sherrit jane qetesuar.

Reagimi i ashper i amerikanit ndoshta ka ardhur per shkak te faktit se ai kthehet pas nje viti demtim te cilin e pesoi ne nje ndeshje te Champions League kunder Zyrihut sezonin e shkuar. Nderhyrja e Ibres e ka trembur disi nderkohe qe sherri ka ngjallur habine e te gjithe te pranishmeve sidomos te gazetareve te shumte.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›