E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: “Nuk jam armiku i Adrianos”

"Unë nuk jam armiku i Adrianos, Ronaldo nuk di cfarë thotë". Trajneri i Interit, Roberto Mancini, komenton fjalët e brazilianit të deklaruara disa ditë më parë. "Ndonjëherë, persona si Ronaldo duhet të jenë më të matur dhe të japin më shumë ndihmë. Miqtë e vërtetë janë ata që të qëndrojnë kundra kur kuptojnë se je duke gabuar, jo ata që të japin gjithmonë të drejtë dhe ua kalojnë fajin të tjerëve". Sulmuesi i Milanit, Ronaldo, ia kishte faturuar Mancinit momentin e errët të Adrianos, duke pohuar se trajneri i tij nuk e lejon të luajë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›