Sozia e Ronaldinjos: “Femrat besojnë se bëjnë seks me të”

Jeta e Moasir Alves Santosit ndryshoi katërcipërisht kur pa se i ngjante kryekëput idhullit të tij dhe njërit prej futbollistëve më të paguar në botë, Ronaldinjos. Santos është sozia e yllit të Barcelonës dhe bën në publik të njëjtat gjeste, madje ka të njëjtën buzëqeshje dhe zbardhje dhëmbësh. Braziliani tregon se ngjashmëria me asin e "selecaos" e ka ndihmuar shumë, madje edhe në jetën sentimentale. "Ndodh shpesh me të vërtetë. Ka akoma femra që besojnë edhe sot e kësaj dite se kanë pasur marrëdhënie me Ronaldinjon", - tha Santos për një uebsajt brazilian. Por ngjashmëria me Ronaldinjon nuk i ka dhënë vetëm kënaqësi sozisë së tij. "Dy herë janë përpjekur të më plackisin. Herën e parë më futën brenda një makine dhe shpëtova pasi këmbëngula dhe u shpjegova se nuk isha Ronaldinjo i vërtetë. Herën tjetër fillova të vrapoj për të shpëtuar", - tregon i "klonuari".