E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi: “Anglia? Është vetëm zhurmë”

Ish-trajneri i Italisë, Marcelo Lipi, refuzoi të pranonte se ishte një nga kandidatët për të zënë vendin bosh të trajnerit të Anglisë dhe gjithcka që është folur deri tani nuk duhet të merret në konsideratë. Lipi, 59 vjec, nuk punon si trajner qysh kur udhëhoqi Italinë në fitimin e Kampionatit Botëror 2006, por së fundi e ka përsëritur shpesh se është gati të kthehet në punë.
"Unë nuk kam marrë asnjë telefonatë. Nëse ajo do të vijë, do ta shqyrtoj", - citohet Lipi nga gazeta sportive italiane "La Gazzetta dello Sport". "Unë nuk besoj se ajo do të ndodhë pasi unë i kam refuzuar gjithmonë kërkesat e Anglisë". Klubi anglez i Premier Ligës, Birmingam Siti, tha se gjatë javës Lipi kishte refuzuar të bëhej trajneri i tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›