E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: Siti nuk heq dorë nga titulli

Trajneri i gjysmës blu të Mançesterit, beson se djemtë e tij do të rivalëzojnë deri në fund për kurorën e kampionit

Trajneri i Mançester Siti, Roberto Mançini është më i bindur se kurrë që skuadra e tij do të fitojë titullin kampion në Premier Ligë. Formoacioni i drejtuar nga tekniku italian ka siguruar një tjetyër fitore në javën e fundit, duke mundur 2-0 Everton, ndërsa ky sukses e ka ngjitur atë në kuotën e 16 pikëve, po aq sa kanë edhe rivalët e përjetshëm të Mançester Junajtid. “Nuk jam aspak i habitur me ecurinë e skuadrës, pasi këto rezultate vijnë si pasojë e projektit të gjatë dhe të mirëmenduar për t’u ngjitur në majën e futbollit anglez dhe atij europian. Skuadra po përgjigjet mirë ndaj objektivave dhe jam i kënaqur për këtë. Do të kërkojmë titullin kampion dhe tani unë besoj më shumë”, ka bërë të ditur Mançini. Trajneri italian ka një tjetër arsye pse të jetë im kënaqur. I polemizuar gjatë gjithë muajve të fundit, Mario Baloteli është kthyer i rëndësishëm për skuadrën. Sulmuesi shënoi në ndeshjen e fundit, duke ndihmuar Mançester Sitin të merrte maksimumin kundër Evertonit. “Mario është një lojtar fantastik. Sigurisht që ka nevojë të rritet më shumë, por jam i bindur se golat do ta ndihmojnë për t’u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës’, ka përfunduar Mançini. Mançester Siti i ka bërë një nisje të shkëlqyer sezonit të ri të Premier Ligës dhe në gjashtë ndeshje të luajtura ka regjistruar 5 fitore dhe vetëm një barazim.

Venger: Van Persi kapiteni i duhur

Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, ka lavdëruar kapitenin e skuadrës, Robin van Persi, pas dy golave të shënuar ndaj Bolton Uonderers. Dy golat çuan në 100 numrin e realizimeve të holandezit për klubin londinez, një arritje e mirë duke marrë parasysh se ai ka luajtur në vetëm 175 ndeshje që kur u transferua nga Fejenord shtatë vite më parë. "Robin është një djalosh i cili flet me mendjen e tij. Mendoj se ai është një prej atyre djelmoshave të cilët zhvillohen me përgjegjësi. Do të mendonit se ai nuk është një kapiten natyral në fillim, por ai vërtet është zhvilluar mirë në këtë rol. E kam vëzhguar atë dhe ai ia del mirë këtu", ka thënë Venger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›