E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknap do Adebajorin përfundimisht

Menaxheri i Totenham, Herri Redknap, dëshiron të nënshkruajë kontratë të përhershme me të huazuarin nga Mançester Siti, Emanuel Adebajor, pas fitores ndaj Uigan Athletik.

Adebajor ishte elementi kyç në fitoren 2-1 ndaj Uiganit, duke krijuar golin e parë të Rafael van der Vart, para se Gareth Bejl të shënonte golin e dytë pas 23 minutash. Ai po ashtu luftoi për të gjetur golin e tij në ndeshje pavarësisht se Spursat ishin në avantazh.

"Nëse ai vazhdon të punojë kështu siç bën, do të doja ta mbaja atë. Ai ka qenë i shkëlqyeshëm deri tani. Por paga e tij do të jetë problem, pasi ai nuk është një lojtar i lirë", ka thënë Redknap.

Premier Liga – Java VI

Të shtunën

Man Siti – Everton 2-0

Arsenal – Bolton 3-0

Çelsi – Suonsi 4-1

Liverpul – Ulves 2-1

Uigan – Totenhem 1-2

ËBA – Fulham 0-0

Njukastëll – Blekbërn 3-1

Stoke – Man Junajtid 1-1

Dje

QPR – Aston Vila X-X

Sot

Noruiç – Sandërlend 21:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›