E Diel, 1 Nëntor 2026

''Santiago Bernabeu'' pret takimin Gjokoviç-Nadal!

MADRID- Stadiumi i futbollit ''Santiago Bernabeu'', i skuadrës së Realit të Madridit do të presë më 14 korrik një ndeshje gala mes tenistit serb, Novak Gjokoviç, numri një në botë dhe spanjollit Rafael Nadal, mumri dy, njoftoi sot ''Reali'' në faqen e tij të internetit.

"Qëllimi i kësaj ndeshjeje gala është të krijojë një rekord të ri të spektatorëve në një ndeshjeje tenisi që i kalon të 80 000 spektatorët", theksoi klubi.
"Të ardhurat e ndeshjes do të ndahen mes fondacioneve të 'Realit' dhe të Nadalit për projekte të ndryshme bamirëse", bën të ditur klubi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›