E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi i Balotellit, nga vajzat deri te makinat

baloNë një intervistë për CNN Supermario tregon jetën e tij
Nuk flet vetëm për racizmin në intervistën dhënë për CNN, por tregon edhe jetën tij, pasionet, duke nisur nga femrat e deri tek makinat.
Periudha angleze
Nuk ishte i lumtur kur ishte në Angli, dhe është i lumtur që është kthyer në Itali. Tani jam vërtet i lumtur. Ndihem si në shtëpi, dhe jam rikthyer në kampionatin ku nisa të luaja për herë të parë futboll. Familja dhe miqtë e mi tani i kam pranë shpjegon Balotelli Këtu mund të kem privacinë time, më shumë se në Angli, edhe pse atje isha i vetëm. Po, në Angli më kanë trajtuar në një mënyrë të padrejtë, por tani nuk më intereson më.
Imazhi që krijuan për të
Siç mund ta kujtojmë kur u erdhi tek Milan, Balotelli i the një gazetari të The Sun që nuk do ti përgjigjej, pasi sipas tij ky tabloid gjithnjë kishte shpifur mbi të. Dhe gjatë intervistës Mario thotë se nga të gjitha gjërat që kishin shkruar për mua në Angli vetëm pak gjëra ishin të vërteta, pjesa tjetër ishte një fantazi e gazetarëve. Por kur të krijohet një imazh i tillë, të gjithë më pas i besojnë ato që shkruhen për të,
Jam një djalë normal
E si për të hedhur poshtë njëherë e mirë ato që janë shkruar për të, Balotelli thekson se është vetëm një djalë normal. Më pëlqejnë femrat, dhe mendoj që kjo është normale. Në jetë më kanë ndodhur gjëra të ndryshme, që për fat të keq ndodhin, por që kanë përfunduar direkt nëpër gazeta. Por unë jam një njeri normal. Në fund Balotelli thotë se edhe pse dikujt nuk mund ti pëlqejë, ajo që ka rëndësi për të është se ata që e njohin mirë e dinë se si ai është në të vërtetë.
Racizmi
Sulmuesi i Milanit deklaroi prerë gjatë intervistës se do të largohet nga fusha e lojës nëse dëgjon edhe një herë tjetër kore raciste ndaj tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›