Pirlo: Tifozët të rrinë të qetë, nuk shkoj tek Real Madrid
Kampioni bardhezi i thotë jo ofertës së Merengues: Dua të fitoj me Juven
Regjisti bardhezi i thotë jo ofertës së Merengues. Kam një raport të mirë me Ancelottin, por nuk kam ndërmend të iki nga Torino, në fund mund të marr një vendim si Del Piero për ta mbyllur karrierën jashtë. Në këtë mënyrë pas Contes, një tjetër pjesë e rëndësishme e Juventusit ka vendosur të qëndrojë.
Nuk largohem
Andrea Pirlo në një intervistë “Corriere dello Sport” siguron tifozët që nuk do ti lërë kampionët e Italisë për tu bashkuar në Bernabeu me Carlo Ancelotti. Është një trajner i madh, me të cilin jam i lidhur, por realiteti im është bardhezi, dua të vazhdoj të fitoj me këtë fanellë, ka deklaruar. Në fakt Presidenti Agnelli e ka fiksuar objektivin: titullin e tretë radhazi. Të imitosh Juven e viteve 30-të do të ishte diçka shumë e bukur, thotë Pirlo.
Champions League
Duke përforcuar idenë se ai do sa më shumë sukses, Pirlo kalon tek ëndrra Champions League. Këtë vit thotë- u mundëm nga Bayern që është skuadra më e fortë e momentit dhe që shkoi në finale. Duhet të rritemi dhe përmirësohemi akoma, dhe do ta bëjmë. Të fitosh Champions është e vështirë, por ne do ta provojmë.
Kombëtarja
Gjatë intervistës Pirlo ka paralajmëruar edhe lamtumirën pas Botërorit. Ai ka theksuar se nëse do ta shohë që nuk do të jetë në formë, do të largohet vetë. I pyetur nëse mund ta mbyllë karrierën tek Juvja ai thotë: Kurrë mos thuaj kurrë mund të veproj edhe si Del Piero. Pasardhësi im? Verrati.