E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e 16 e kampionatit gjerman në futboll

Pas ndeshjes lojtari i kombetares Bastian Schweinsteiger beri te ditur para tifozeve te gezuar, se e kishte zgjatur deri ne 2016 kontraten me Bajernin. Megjithate largesia ndaj Borusia Dortmundit mbetet e pandryshuar, 17 pike.

Verdhezinjte munden mbreme Verder Bremenin 2:0. 2:4 u mund Hamburgu dje prej Bajer Leverkuzenit, qe eshte tani i dyti, 11 pike pas Dortmundit. Kaizerlauterni dhe Volfsburgu u ndane barazim 0:0. Kelni mundi Frankfurtin 1:0 dhe eshte tani i treti nga fundi me 15 pike. 1:1 ishte rezultati i takimit Hofenhajm – Nyremberg.

Te premten Hanoveri mundi Shtutgartin 2:1. Sot luhen ndeshjet Frajburg – Borusia Menhengladbah dhe Mainc – Shalke 04. 

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

   

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›