Skandal i ri dopingu në Spanjë - Qeveria premton sqarim të plotë

Policia spanjolle heton atletiken e lehte
Serish ne qender te nje skandali dopingu eshte mjeku i kontestuar spanjoll Eufemiano Fuentes. Kater vjet me pare emri i tij u permend ne lidhje me skandalin me te madh te dopingut ne historine e çiklizmit. Kete here hetuesit kane ne shenjester atletiken e lehte. Gjithsej 14 persona u arrestuan te enjten (9.12.). Krahas Fuentesit, ne grupin e te ndaluarve eshte edhe sportistja e njohur spanjolle Marta Dominguez si dhe traineri dhe menaxheri i saj. Kampionia e botes ne vrapim me pengesa akuzohet se ka furnizuar sportiste te tjere me substanca te ndaluara.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Mjeku i kontestuar spanjoll Eufemiano Fuentes.
Lajmi tronditi thelle boten e sportit spanjoll. Sekretari i shtetit per sportin Jaime Lissavetzky premtoi megjithate nje zbardhje te plote te rasteve:
Qeveria spanjolle premton "tolerance zero"
„Ne kemi vendosur te ndjekim parimin e tolerances zero. Dhe jo vetem qeveria dhe parlamenti, por e gjithe shoqeria kerkojne nje sport te paster. Ështe e qarte se nuk do te fshihet asgje, por do te punohet ne menyre korrekte."
Mediet njoftojne se skandali i ri u zbulua nga deponimet e nje sportisti nga atletika e lehte, i cili kishte rene ne rrjeten e policise nje vit me pare. Atehere ishte zbuluar nje rrjet dopingu, ne te cilin bente pjese edhe atleti Paquillo Fernandez. Sportisti dy here kampion Evrope, i çoi me sa duket hetuesit ne gjurmet e nje rrjeti me te madh.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Sportistja spanjolle Marta Dominguez.Renia e idhujve te sportit spanjoll
Sipas njoftimeve ne shtyp, prej muajsh qarkullonin zera, se mjeku i kontestuar Fuentes vazhdonte te ishte ilegalisht aktiv. Drejtuesi i hetimeve vendosi per kete arsye ndalimin e dhenies se informacioneve. Sportistja Marta Dominguez, e cila eshte ne muajin e katert te shtatzanise, u la e lire me kusht. Keshtu brenda pak javesh nje yll tjeter i sportit spanjoll ndodhet nen dyshim per doping. Me pare ishte bere e ditur, se edhe fituesi i Xhiros se Frances ne vere Alberto Contador, kishte rezultuar pozitiv ndaj nje substance qe perdoret per rritjen e viçave.
Tani ne Spanje nje tjeter idhull i sportdashesve ndodhet para fundit. Gazetari Alvaro Nieto nga gazeta "Tiempo", flet edhe ne emer te spanjolleve te tjere:
„Policia nuk ndermerr nje operacion te ketij kalibri, nese nuk ka prova pak a shume evidente. Duket se nje tjeter mit ndodhet para renies."
Autor: Cornelia Derichsweiler / Eliana Xhani
Redaktoi: Vilma Filaj - Ballvora