Bolt mposht Messin

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt ka fituar për herë të dytë çmimin e atletit më të mirë në botë për vitin 2009 nga Amerika Latine dhe Karaibet në sondazhin e agjencisë së lajmeve, Prensa Latina.
Ndërsa, kubania Yargelis Savigne ka fituar çmimin individual në konkurrencën e femrave.
Bolt, i cili fitoi tri medalje të arta në Kampionatin botëror të atletikës në Berlin gjatë verës së shkuar, duke shënuar rekorde të reja botërore në garë në 100 dhe 200 metra, ishte anëtar i ekipit fitues të Xhamajkës në garën 4x100 metra.
Futbollisti më i mirë në botë për vitin 2009, argjentinasi Lionel Messi mori 18 vota për pozitën e dytë në sondazh.
Ndërsa, Savigne, kampione e botës në kërcim së largu në Berlin 2009, mblodhi 28 vota, 12 pikë më tepër se kampionia botërore në 100 metra, Shelly-Ann Fraser nga Xhamajka.