Katania këmbëngul për të marrë Bogdanin

Erjon Bogdanit i skadon kontrata me Kievon në qershor të vitit të ardhshëm dhe sulmuesi shtatlartë nuk e ka rinovuar atë. Që nga janari sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është i lirë të diskutojë me skuadrat që interesohen për të. Në Itali Katania ka kohë që interesohet për Bogun, por skuadra siçiliane me ardhjen në pankinë të serbit Mihajlovic dhe me ndonjë largim të mundshëm ka hedhur syte te sulmuesi shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga "Gazzeta Dello Sport". Bogdani përfiton te Kievo 750 mijë euro në sezon ndërsa Katania po vëzhgon edhe sulmues të tjerë.