E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesta përfundon sezonin ?

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta duhet të operohet në gju dhe mund të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit. Pas analizave mjekësore të premten, Nesta është njoftuar nga specialisti Pier Paolo Mariani se duhet të operohet në gjurin e djathtë.

“Në ditët e ardhshme do të konsiderojmë mundësinë e operacionit.Nuk e di nëse do të mungoj në pjesën e mbetur të sezonit. Ndoshta pas operacionit do të mund të kthehem në fund të kampionatit”, tha Nesta pas largimit nga një klinikë në Romë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›