Mancini i lumtur me fitoren

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ai është i lumtur me çfarë do qoftë fitore për momentin, pavarësisht se ekipi i tij vazhdon të shënojë gola.
City shkatërroi Birminghamin në ndeshjen e djeshme duke e mposhtur 5-1 dhe duke çuar në 14 numrin e golave në tre ndeshjet e fundit, por italiani thotë se ai është i kënaqur edhe me një fitore minimale.
"Mendoj se është e mundur të vazhdojmë të shënojmë tre ose katër gola në ndeshjen e ardhshme. Do të përpiqemi, por nëse fitojmë 1-0 do të jem i lumtur".
"Nëse shënojmë fitore minimale në pesë ndeshjet e ardhshme, kjo do të jetë mirë për ne. Sigurisht që kemi respekt për Manchester United, por duam ta fitojmë këtë ndeshje pasi është e rëndësishme për ne", ka thënë Mancini.