E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi Veriut, luftë për vendin e dytë

www.albania-spot.com - Mamurrasi konsolidoi vendin e parë në Grupin e Veriut në Kategorinë e Dytë, pas fitores 5-0 me Çlirimin e Fierit, duke hedhur një hap të madh drejt debutimit historik në Kategorinë e Parë. Ujkaj (21’), Kurtaj (40’) në pjesën e parë dhe Allmeta (51’) Hasani (76’) dhe Ndreca (86’) realizuan për mamurrzakët e trajnerit Telmah Përlaka.

Veladin Pepaj (35’)shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Tërbunit të Pukës ndaj Përparimi të Kukësit, duke i dhuruar skuadrës së tij vendin e dytë.

Sukthi i Xhevair Kapllanin fitoi 1-0 derbin me Luzi 2008, falë një foli të realizuar nga Loci në minutën e 10-të.

Egnatia humbi në shtëpi 0-1 me Ilirinë e Fushë-Krujës. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Salës (78’).

Veleçiku i Koplikut fitoi 2-0 më Naftëtarin e Kuçovës. Golat për koplikasit e Dulit u shënuan nga laçi (24’) dhe Bushati (34’).

Erzeni i Shijakut shpartalloi 5-1 Olimpikun e Tiranës: Troplini (4’), Delisina(40’ e 60’), Shahini (70’, 11-m) dhe Vora (85’) ishin autorët e golave të skuadrës së Justin Bespallës. Myftaraj realizoi golin e vetëm për Olimpikun e Arben Milorit.

KATEGORIA E DYTË
Grupi i Veriut
Java 21, 11 prill 2010

Tërbuni-Përparimi 1-0
Sutkhi-Luzi 2008 1-0
Egnatia-Iliria 0-1
Veleçiku-Naftëtari 2-1
Erzeni-Olimpik 5-1
Mamurrasi-Çlirimi 5-0
Korabi pushim

RENDITJA
1. Mamurrasi 49
2. Tërbuni 42
3. Luzi 2008 40
4. Erzeni 37
5. Veleçiku 32
6. Iliria 29
7. Sukthi 21
8. Olimpik 19
9. Naftëtari 18
10. Egnatia 18
11. Korabi 16
12. Përparimi 15
13. Çlirimi 6

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›