E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi Jugu, Vlora hap fals në Përmet

www.albania-sport.com - Vlora bëri një hap fals në barazimin 0-0 me Përmetin në transfertë, në takimin e mbyllur me dhjetë lojtarë nga formacioni vlonjat i Rrapo Tahos, pas ndëshkimit me karton të kuq të Hazizajt. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 21-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut.

Tomori regjistroi një fitore 2-1 të rëndësishme në transfertë me Delvinën, falë dy golave të realizuar nga Veleshnja (20’) dhe Pashako (39’). Për Delvinën e drejtuar nga Guga, golin e vetëm e shënoi Xhafa (43’).

Edhe Albpetroli fitoi 2-1 në transfertë me Pojanin e Korçës. Gega (20’) dhe Bratja (62’) realizuan për patosarakët e Feratit. Kita (51’) shkurtoi diferncën për vendasit e drejtuar nga Vila.

Butrinti i Sarandës ishte një tjetër skuadër e grupit të Jugut, që fitoi në transfertë. Sarandiotët e Elezit fituan 2-1 me Poliçanin e Sherrit. Dorti (6’) shënoi golin e parë për Butrintin, barazoi Caushollari (51’) për Poliçanin, por Cabej (62’) me golin e tij i siguroi një trepkish të bukur Butrintit.

Himara fitoi në shtëpi 2-1 me Tepelenën, duke përmbysur dizavantazhin. Cerçizi ishte autori i dy golave (54’ e 89’) për himariotët, Abazi (43’) realizoi golin e vetëm për Tepelenën.

Këlcyra ralizoi një fitore të pastër 3-0 me Maliqin: Spahiu (28’), Aliaj (52’, 11-m) dhe Rexhepaj (70’).

KATEGORIA E DYTË
Grupi i Jugut
Java 21, 11 prill 2010

Këlcyra-Maliqi 3-0
Himara-Tepelena 2-1
Poliçani-Butrinti 1-2
Delvina-Tomori 1-2
Përmeti-Vlora 0-0
Pojani-Albpetroli 1-2
Domosdova pushim

RENDITJA
1. Vlora 46
2. Domosodova 44
3. Tomori 43
4. Albpetroli 40
5. Butrinti 32
6. Delvina 27
7. Tepelena 24
8. Përmeti 24
9. Himara 23
10. Këlcyra 22
11. Maliqi 13
12. Poliçani 13
13. Pojani 12

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›