E djathta fitoi zgjedhjet parlamentare në Hungari
Socialistët hungarezë kanë humbur pushtetin pas tetë vjetësh qeverisje. Konservatorët fituan në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara të dielën, me një shumicë bindëse. Rreth 53 për qind e votuesve i dhanë votën e tyre Aleancës së Demokratëve të Ri ose FIDESZ. Socialistët deri tani në pushtet, mundën të fitonin vetëm 19 për qind të votave, vetëm dy për qind më shumë se e djathta ekstremiste Jobbik. Për herë të parë në parlament është futur edhe e Partia e majtë Ekologjiste, duke fituar më shumë se shtatë për qind të votave. Sipas llogarive të deritanishme, Aleanca FIDESZ me 386 mandatet e saj, do të ketë në parlament jo vetëm shumicën absolute për krijimin e qeverisë, por edhe dy të tretat e mandateve. Raundi i dytë pas dy javësh do të mbahet vetëm në ato zona ku në raundin e parë nuk ka patur një fitues të qartë. Ashtu edhe siç pritej , hungarezët me votën e tyre i dhanë pushtetin partisë opozitare të qendrës së djathtë, Fidesz, dhe larguan nga drejtimi i vendit socialistët. Qendrat e votmit u hapën në gjithë Hungarinë mëngjesin e së dielës dhe u mbyllën në orën 19:00 të po të njëjtës ditë. Ngritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve nga qeveria socialiste dëmtoi popullaritetin e tyre në Hungari, e cila ka qënë një nga vendet e goditura më rëndë gjatë krizës fianciare botërore të vitit 2008. Partia Fidesz, e udhëhequr nga Kryeminsitri Viktor Orban, ka premtuar të shkurtojë taksat dhe të krijojë një milion vende të reja pune gjatë 10 vjetëve të ardhshme. Ndërkaq, Jobbik, ka fituar mbështetje nga fryma anti-rome dhe anti-semitike në Hungari.