Mancini mund të rikthehet te Roma

Sipas mediave italiane, është e mundur që Amantino Mancini, pas vetëm një sezoni të rikthehet në Olimpico të Romës.
Braziliani u transferua në Inter pikërisht nga Roma verën e kaluar, por kaloi një sezon zhgënjyer në fanellën zikaltër. Jose Mourinho është duke u përpjekur ta zvogëlojë përbërjen dhe besohet se Mancini është një prej emrave të cilët nuk janë pjesë e planeve të portugezit.
Para vetëm disa ditësh, Mancini është parë në Romë duke biseduar me Luciano Spallettin, dhe Corriere dello Sport shkruan se është i mundshëm rikthimi i braziliani në radhët e Romës si huazim njëvjeçar.
Mancini kaloi pesë sezone në fanellën e Romës në prridhën 2003-2008, duke shënuar 40 gola në 154 paraqitje.