E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganisran, plagosen 4 ushtarë maqedonas

Katër ushtarë maqedonas pësuan plagë të lehta në fytyrë si pasojë e sulmit të sotëm kamikaz me autobombë në hyrje të portës kryesore të shtabit të përgjithshëm të NATO-s në kryeqytetin afgan, Kabul, njoftoi Ministria maqedonase e Mbrojtjes. Autobomba shpërtheu në orët e para të mëngjesit kur ushtarët kryenin detyrat e tyre të zakonshme në kuadër të misionit ndërkombëtar ISAF në Afganistan. Ushtarët e lënduar u dërguan menjëherë në spital dhe pas mjekimit janë rikthyer në detyrë, thuhej në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes. Shpërthimi ndodhi rreth njëqind metra larg ambasadës britanike, dhe po aq larg ambasadës amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›