E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea fillon sezonin me fitore

Skuadra e udhëhequr nga trajneri i ri Carlo Ancelotti, Chelsea e ka filluar me fitore sezonin 2009/2010 në Ligën Premier. Takimi i zhvilluar në Stamford Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Hull Cityt, ka përfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1. Heroi i vendasve në këtë përballje ishte Didier Drogba, i cili shënoi të dy golat për Chelsean.
Ndeshjen e hapi Tiger Steph (28'), i cili debutoi për Chelsean, mirëpo Didier Drogba barazoi rezultatin në minutën e 37-të.
Në minutat shtesë të takimit (90'+2), sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi edhe golin e dytë në ndeshje dhe të fitores për Chelsean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›