E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mançini optimist: Italia në Katar, mund të fitojmë Botërorin

Trajneri I Italisë, Roberto Mancini nuk e fsheh optimizmin e tij sa herë që i jepet mundësia për të komentuar në funksion të ndeshjeve play off dhe mundësisë për të shkuar në Kupën e Botës, “Katar 2022”. “Ne duam të shkojmë në Kupën e Botës sepse është një gjë shumë e rëndësishme, sepse ne kemi ende mundësinë për të jetuar një ëndërr të jashtëzakonshme dhe gjithashtu mundësinë për ta fituar atë. Do të jetë e lodhshme, por ne do të japim gjithçka”.

Për play off-in për Kupën e Botës: “Ka momente, herë në jetë dhe herë në punë, që janë më të vështira, por besoj se forca e jona del në pah pikërisht në këto momente”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›