E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini, si në Romë

Pas një vitit të vështirë, Amantino Mancini dëshiron t’ia fillojë nga e para. Mesfushori brazilian është prezantuar të martën zyrtarisht tek Milan, ku u huazua për gjashtë muaj nga, Inter.

“Këtu në Milanello mund të punoj i qetë pasi kam kaluar një vit të vështirë. Dëshiroj ta falënderoj Morattin që e ka kuptuar situatën time dhe Gallianin që ma dha mundësinë që ta demonstroj atë që di ta bëj. Unë dëshiroj ta bëj lojën time që e bëja në Romë, si lojtar krahu. Vitin e fundit dëshiroj ta harroj, pasi luajta pak, nuk ishte e lehtë. Këtu dëshiroj të luaj, të fitoj dhe ta gjej qetësinë që e kam humbur”, tha Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›