E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, 20 persona në pranga për trukim të ndeshjeve të futbollit

Nje tjeter skandal bastesh ka tronditur futbollin. Ne Kine me shume se 20 persona perfshire tre zyrtare te larte te federates se futbollit jane arrestuar me akuze fiksimin e rezultateve te ndeshjeve. Gjithsesi, presidenti i Federates Kineze, Wei Di ka thene se megjithe skandalin, institucioni qe ai drejton nuk eshte teresisht i korruptuar. Nder te arrestuarit per trukim te ndeshjeve jane ish-presidenti i federates Nan Yong, zevendesi i tij Yang Yimin,  dhe ish-shefi i arbitrave.

Ne konferencen per shtyp, presidenti i ri i federates kineze te
futbollit Wei Di, i cili me pare ka qene drejtori i sporteve ujore ne
ministrine e sportit ne Kine, ka pranuar se pjese e sistemit te
korruptuar te sportit jane edhe arbitra, trajnere apo vete futbolliste.
“Morali i zyrtareve te larte te industrise se sportit eshte vene shume
here ne dyshim, por ne kemi trajnere dhe futbolliste te perfshire ne
fiksimin e ndeshjeve’, ka thene numri nje i futbollit kinez.

Nje muaj me pare drejtori i Federates Kineze Nan Yong u arrestua nga
policia, pas akuzave per trukim te disa ndeshjeve, nderkohe qe etimet
vazhdojne edhe per te dyshuar te tjere. Po ashtu, Konfederata Aziatike e
Futbollit ka bere te ditur se po monitoron nga afer skandalin e basteve
ne Kine.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›