E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini synon gola, gola dhe vetëm gola

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 23:00

Manchester City duhet të adaptojë mentalitetin e pafalshëm sikurse fqinji Manchester United dhe asnjëherë mos të ndalet së sulmuari, tha menaxheri Roberto Mancini të premten.

Kjo shënon një ndryshim të qasjes nga Mancini, i cili ishte kritikuar sezonin e kaluar për taktikë shumë defensive, derisa ekipi i tij realizoi 15 gola në katër fitoret e deritashme nga po aq ndeshje në sezonin e ri në Premierligë.

Fillimi i tyre i furishëm është tejkaluar nga fqinji Manchester United, që kryeson në tabelë me golaverazh më të mirë duke shënuar 18 gola, përfshirë fitoren e thellë 8-2 ndaj Arsenalit. Por, sipas Mancinit, forma e Cityt mund të jetë motivim për kampionin aktual.

“Kur ata (United) luajtën kundër Arsenalit, vazhduan të shënonin, ndërsa edhe ne duhet të kemi këtë mentalitet. Nëse kemi një ndeshje si në Tottenham (5-1), ku mund të shënojmë dhe të vazhdojmë udhëheqjen e lojës, të luajmë, luajmë dhe të shënojmë gjithmonë”, deklaroi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›