E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatet KQZ-ja avancon edhe me Skraparin

Ankimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar edhe dje procesin e shperndarjes se mandateve per keshillat komunale te Qarkut Kukes. Konkretisht per 10 komuna te ketij qarku anetaret e KQZ-se kane miratuar perllogaritjet e bera ne baze te rezultateve te arritura duke nisur nga komuna Zapod Ujmisht Kalis Shtiqen e deri ne Komunen e njohur Shishtavec. Me te njejten procedure jane miratuar edhe mandatet e keshillave komunale te 10 komunave ne rrethin e Skraparit Qarku Berat per te cilat anetaret e KQZ-se kane dhene miratimin e plote. Nje rast i nenvizuar nga drejtori i drejtorise se regjistrit per nje komune ne Skrapar ka evidentuar nje kerkese nga komisioni perkates lidhur me gabime materiale ne tabelen e rezultateve cka eshte vleresuar si nje ceshtje qe kerkon verifikim nga vete administrata e KQZ-se. Per sa u perket mandateve te keshillave komunale apo bashkiake Kukesi dhe Skrapari jane rrethet e para qe i nenshtrohen procesit per sa kohe qe aktualisht nuk jane vene ne levizje kerkesa ankimore. Lidhur me mandatet e te zgjedhurve ne detyren e kryetarit ne kete rast ne loje kane hyre gjykatat te cilat bejne vlefshmerine e tyre ne zbatim te ligjit organik per organet e qeverisjes vendore. Nderkohe KQZ-ka shqyrtuar dje edhe disa kerkesa ankimore per disa komuna mes te cilave edhe disa per pavlefshmeri ne qendra te caktuara vendore. Dy prej tyre jane shtyre ndersa te tjera jane rrezuar. Statistika e KQZ-se ben me dije se deri me tani nga ky institucion jane marre ne shqyrtim 94 kerkesa ankimore nga 105 qe jane paraqitur nderkohe qe kane mbetur 11 kerkesa pa u marre ende ne shqyrtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›