E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatet, KQZ miraton ne parim dokumentin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot në parim aktin që ndan mandatet për deputet për cdo zonë zgjedhore të Shqipërisë.

Por, me kërkesë të përfaqësuesve të partive politike të akredituar pranë KQZ-së, Komisioni vendosi të shtyjë për të enjten shqyrtimin dhe miratimin në brendësi të aktit. Kjo u bë për t'i lënë kohë përfaqësuesve të partive politike të krahasojnë të dhënat e paraqitura në këtë akt, me të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile.

Pasi të miratohet nga KQZ, numri i mandateve të deputetëve për secilën zonë zgjedhore do t'i paraqitet Kuvendit, i cili në bazë të Kodit Zgjedhor, i miraton me procedurë të përshpejtuar.

Pavarësisht numrit përfundimtar të mandatave që do të miratohet nga KQZ dhe nga Kuvendi, një gjë është e sigurt: numrin më të ulët të deputetëve do ta ketë Qarku i Kukësit dhe numrin më të madh Qarku i Tiranës.
 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','560','height','193','src','flash/zogby','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/zogby' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›