E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatet e Këshillit Bashkiak, mblidhet KQZ

TIRANE- Komisioni Qëndror ka nisur mbledhjen ku pritet të bëhet shpërndarja e mandateve për Këshillin Bashkiak për Bashkinë e Tiranës. Në fjalën hapëse të mbledhjes, kreu i KQZ-së Arben Ristani duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, tha se KQZ i mbjijetoi një procesi të vështirë me kompetencë dhe profesionalizëm.

Ristani përshëndeti edhe vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor, të cilët ai i quajti ligjore dhe konfirmuese për vendimet që kishte marrë më parë vetë KQZ.

Kishim të bënim me një proces ku transparenca ishte e shkëlqyer. Sigurisht për më skeptikun në këtë vend, ky proces tregoi se shteti ligjor funksionon- tha Ristani.

Duke e diskutuar në parim aktin për shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak, perfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridjan Salianji tha se kjo tabelë nuk mund të miratohet pasi nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve.

Nuk mund ta realizoni miratimin e kësaj tabele, në asnjë pjesë të saj nuk duket vullneti i zgjedhësve- tha ai.

Sipas, Salianjit KQZ nuk arriti që të perputhte vullnetin e çdo votuesi me votën, pasi sipas tij, po të bëhej kjo do të dilte në pah manipulimi i bërë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PD-së i ftoi anëtarët e KQZ-së të miratojnë tabelën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›