Kryetari i PD-së, Lulzim Basha takon ambasadorin e OSBE-së në selinë blu
TIRANE - Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me kryetarin në detyrë të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton. Takimi që zgjati pak më tepër se 30 minuta, u zhvillua në selinë blu. Ambasadori Wilton e ka uruar Bashën për marrjen e detyrës së kreut të ri të Partisë Demokratike.
Dy ditë më parë, Basha u takua edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, të cilit i ka paraqitur një sërë shqetësimesh të Partisë Demokratike si për ato që i cilëson si manipulime në zgjedhje ashtu edhe për paralajmërimet e mazhorancës së re për spastrime në administratë.
Ky është takimi i dytë që Basha zhvillon si kryetar i Partisë Demokratike. Ai u zgjodh në krye të PD-së në 22 korrik me një diferencë të thellë votash ndaj rivalit të tij Sokol Olldashi.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)