Kushtetuesja Ligjet nisin sot procedurat me gjyqtarin Artan Hoxha

Hoxha hartoi legjislacionin baze ne fushen e drejtesise. I dekretuari nga Topi pervoje 20-vjecare ne gjyqesor.
Komisioni i Ligjeve nis sot procedurat me kandidatin e pare per antare te Gjykates Kushtetuese gjyqtarin Artan Hoxha. Ligjet kane planifikuar seancen e pare degjimore me kandidaturaten e z.Hoxha i propozuar para disa ditesh nga Presidenti Bamir Topi per antare te Gjykates Kushtetuese. I dekretuari nga Presidenti do te pergjigjet para deputeteve per rreth 30 pyetje te cilat ai eshte vene paraprakisht ne dijeni por dhe nje sere ceshtjesh te tjera qe pritet te diskutohen nga deputetet. Ligjvenesit jane njohur paraprakisht me dosjen e kandidati Hoxha e cila permban informacione nga nje sere institucionesh. Gazeta ka mundur te sigurojne nje kopje te plote te dosjes ne te cilen percillet informacioni i Prokurorise se Pergjithshme Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Gjykates se Larte por dhe pergjigjet e dhena me shkrim nga vete kandidati.
Dosja Hoxha
Artan Hoxha eshte nje nga ekspertet e njohur pas ndryshimeve demokratike. Sipas te dhenave qe permban dosja e tij rezulton se ne vitin 1992-1995 ka hartuar legjislacionin baze ne fushen e drejtesise i cili eshte dhe sot ne fuqi dhe qe ka zevendesuar legjislacionin komunist. Ai njihet si nje nga hartuesit e Kodit te Procedures Penale dhe Kodit te Faljes se Republikes se Shqiperise. Per kete kontribut dhe angazhimin qe ka si gjyqtar ka marre vleresime nga Presidenti i Republikes permes medaljes Per merita te vecanta civile. Konkretisht Per kontribut te vecante ne hartimin e legjislacionit te ri ne fushen e drejtesise angazhimin dhe perkushtimin profesional e moral ne ushtrimin e funksionit te anetarit te Gjykates se Larte. Hoxha ka nje eksperience mbi 20- vjecare ne gjyqesor. Ai listohet i pari ne grupin e kater kandidateve qe synojne Kushtetuesen. Gjate gjithe veprimtarise se tij ne fushen e drejtesise ai ka punuar ne te gjitha funksionet prokuror gjyqtar avokat dhe aktualisht eshte profesor ne Universitetin e Tiranes Fakulteti i Drejtesise. Perkatesisht sipas informacioneve te dhena nga Prokuroria e Pergjithshme thuhet se ai ka nisur punen si prokuror ne vitin 1983 ne Lushnje. Ka punuar ne prokurorine e ketij rrethi deri ne vitin 1987 dhe me pas ka punuar si prokuror ne Drejtorine e Kontrollit te Pergjithshem ne Prokurorine e Pergjithshme deri ne vitin 1991. Ndersa nepermjet pergjigjeve te pyetjeve te bera nga deputete kandidati Hoxha sqaron se ka punuar si avokat nga viti 1995-1997 dhe me pas deri ne vitin 1999 ka ushtruar funksionin e Drejtorit te Kodifikimit ne Ministrine e Drejtesise. Ndersa nga vitet 1999 deri ne vitin 2008 ka ushtruar detyren e anetarit te Gjykates se Larte. Gjate kesaj periudhe ka perfaqesuar Shqiperine si kryetari i delegacioneve ne dy komunitete te Keshillit te Evropes PCCO dhe CDPC. Sipas CV-se se tij mban graden Doktor i Shkencave dhe eshte ne perfundim te marrjes se titullit Profesor i Asociuar ne Universitetin e Tiranes. Ai eshte botues i kater librave per drejtesine dhe pjesemarres ne konferenca te ndryshme nderkombetare. Nepermjet pergjigjeve te dhena per ligjvenesit ai sqaron gjithashtu se nuk ka asnje mbeshtetje politike per perzgjedhjen e tij si kandidat per Kushtetuesen gjithashtu se nuk ka dhene asnje vendim per vepra penale te nje natyre politike para viteve 1990 dy nga ceshtjet keto me kryesore per vleresimin e kandidaturave. Lidhur me sistemin e drejtesise Artan Hoxha konstaton se eshte i domosdoshem thellimi i metejshem i reformave. Per sa i perket problemeve te sotme te sistemit gjyqesor ai vecon nivelin jo te duhur te profesionalizmit transparencen e cunguar ne dhenien e drejtesise fenomenet korruptive perceptimin negativ qe eshte krijuar per veprimtarine gjyqesore apo rregullimi jo i plote i karrieres gjyqesore etj. Hoxha mendon gjithashtu se duhet te kete kufizim te imunitetit te gjyqtareve por jo heqje te tij. Per mendimin tim mund te flitet per nje kufizim te imunitetit te gjyqtareve duke lejuar zhvillimin e hetimeve pa autorizim per nje kategorizim veprash penale te renda dhe qe lidhen me detyren - shprehet ai. Lidhur me ligjin per Kushtetuesen kandidati i dekretuar nga Topi sugjeron ndryshime vecanerisht per ti dhene kompetence kesaj gjykate per te urdheruar edhe demshperblimin perkates ne rastet kur konstaton shkelje te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.
Kreu i Ligjeve Ilir Rusmali informoi dje se pas seances se sotme degjimore do te vijohet me gjyqtarin tjeter te Gjykates se Apelit Shkoder Fatmir Hoxha. Te dy keta gjyqtare mendohet se jane dy kandidaturat me potenciale per te shkuar drejt Kushtetueses.
Mendimi i institucioneve per Artan Hoxhen
ILDKP verteton se nga 2 kontrollet e ushtruara per pasurine e Hoxhes perkatesisht ne vitin 2004 dhe 2007 nuk jane konstatuar probleme apo raste te konfliktit te interesit gjate ushtrimit te funksionit te tij publik. Sipas ILDKP-se Artan Hoxha ka qene korrekt me ligjin ne rastin e deklarimit te pasurise. Po ashtu edhe institucioni i Prokurorise se Pergjithshme dhe ai i Gjykates se Larte ka vleresuar me nota pozitive aktivitetin e Artan Hoxhes si gjyqtare dhe prokuror.
Perzgjedhja si kandidat Fatmir Hoxha Nuk kam mbeshtetje politike
Kandidati tjeter i dekretuar nga Presidenti per anetar ne Gjykaten Kushtetuese eshte Fatmir Hoxha. Ai ka punuar si gjyqtar qe nga viti 1991 e ne vijim. Ne vitet 1991-1996 ka punuar si gjyqtar ne rrethin e Pukes me tej 1996-1998 ne gjykaten e Apelit Tirane dhe pas shkurtit te vitit 1998 punon si gjyqtar ne Gjykaten e Apelit ne Shkoder. Hoxha ka zhvilluar dhe shume trajnime te USAID UNICEF OSBE Keshillit te Evropes etj. Ne pergjigjet e pyetjeve te ketij kandidati te siguruara nga gazeta Hoxha thekson se nuk ka asnje mbeshtetje politike dhe se perzgjedhja e tij si kandidat eshte vetem per shkak te eksperiences se gjate ne gjyqesor. Gjithashtu ai sqaron se Nuk kam dhene vendime si dhe nuk kam kryer hetime per vepra penale te konsideruara politike te para viteve lsquo90. per sa i perket sistemit te drejtesise nje ceshtje me rendesi per Fatmir Hoxhen eshte fitimi i besimit te publikut. Per sa i perket problemeve aktuale ne gjyqesor ai thekson se ne perceptimin e publikut sistemi gjyqesor eshte i prekur dhe i cenuar nga korrupsioni. Me gjithe perparimet e bera ne drejtim te transparences hedhjes se shortit informatizimit te gjykatave mendoj se per korrupsionin ne drejtesi nuk duhet folur ne pergjithesi. Korrupsioni eshte konkret dhe individual. Keto raste duhen identifikuar dhe ndeshkuar - thekson ai ne pergjigjet e dhena per ligjvenesit. Hoxha mbeshtet kufizimi e imunitetit te gjyqtareve. Por ai shton Ne modalitetin dhe termat e kufizimit duhet mbajtur parasysh qe ky kufizim ti sherbeje luftes kunder korrupsionit. kufizimi i imunitetit nuk duhet te sherbeje si mjet presioni ndaj veprimtarise se gjyqesorit.