E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Beqjas debatet ne Kuvend

Te merkuren Halimi dhe Gjiknuri do te dorezojne raportin me dy qendrime te ndryshme per mandatin e deputetit


Zbardhet procesverbali i mbledhjes me dyer te mbyllura i gjyqit politik te Ilir Beqjas


TIRAN - Shekulli ka mundur qe te siguroje nje kopje te procesverbalit te mbledhjes se Keshillit te Rregullores dhe te Mandateve i cili u mblodh diten e premte dhe diskutoi heqjen apo jo te mandatin e deputetit Ilir Beqja.


Gjate mbledhjes perfaqesuesit e djathte akuzuan kolegun e opozites se ka shkelur ligjin per Konfliktin e Interesit duke perfituar nga fondet publike gjate periudhes qe sipas tyre ka ushtruar edhe mandatin e deputetit.


Ndersa perfaqesuesit socialiste dolen ne mbrojtje te deputetit Beqja duke u shprehur se periudha ne te cilen kompania ku ai eshte aksioner ka perfituar nga tenderet publike ne nje kohe kur nuk gezonte mandatin e deputetit. Nga procesverbali dalin ne drite edhe raste te tjera te ngjashme ku deputete te djathte kane perfituar nga fonde publike gjate kohes qe kane ushtruar edhe detyren e deputetit.


Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin
Procesverbal

Date 15.10.2010 ora 1000

Hapet mbledhja


Jozefina Topalli - Hapim kete mbledhje te dyte te Keshillit te Rregullores per te diskutuar kerkesen e sjelle nga grupi i deputeteve per te derguar ne Gjykaten Kushtetuese ceshtjen e papajtueshmerise me detyren e deputetit te zotit Ilir Beqja.
Flet deputeti I. Beqja ...


Kush e do fjalen Urdheroni zoti Rusmali


Ilir Rusmali - Nuk kisha ndermend ta merrja fjalen por meqenese zoti Beqja qendroi jam i detyruar tia them disa fjale sepse e degjova me shume vemendje deklaraten e tij. Ne fakt nuk ishte e papritur por gjithsesi te habit.


Zoti Beqja erdhi ketu me sindromen e Gjergj Dimtrovit dhe tha se nga i akuzuar po kthehem ne akuzues. Jemi mesuar e kemi degjuar e kemi pare shpesh kemi lexuar kemi pare edhe teater per Gjergj Dimitrovin. Na eshte rrenjosur deri ne palce.


Qe nga koha e Gjergj Dimitrovit ne bote kane ndodhur dy luftera boterore nje me zjarr dhe me hekur dhe nje e ftohte. Qe te dyja lufterat boterore ne fund fare kane treguar se Gjergj Dimitrovi ka humbur me sukses ka ikur ne pune te tij dhe nuk eshte me fitimtar. Zoti Beqja mendon se sipas modelit do te kthehet ne fitimtar. Teknikisht e ka shume gabim kete gje. Kushtetuta nuk e lidh papajtueshmerine me ushtrimin e mandatit.


Kjo gje nuk ka lidhje fare me berjen e betimit. Kushtetuta e lidh papajtueshmerine me mandatin i cili sipas Kushtetutes fillon diten qe eshte zgjedhur deputeti jo diten qe ka bere betimin. Diten qe ka bere betimin fillon ushtrimi i tij. Mandati fillon diten qe eshte zgjedhur.
Jozefina Topalli - Faleminderit zoti Rusmali


Zoti Beqja flet pa mikrofon.


Jo nuk keni ju te drejte. Ju degjuam per respekt ju lame te flisnit por tani nuk kemi asnje detyrim qe tju leme te vazhdoni te flisni.
Jo nuk keni me te drejte te flisni.
Urdheroni zoti Ruci

Gramoz Ruci - Ne qofte se ne gjykuam qe zoti Beqja te jete ketu per te degjuar analizen kushtetuese ligjore procedurale qe duhet te beje Keshilli ne qofte se ne anetaret e Keshillit 70 te debatit tone e bejme me zotin Beqja dhe atij i themi qe te kemi ketu por nuk ke goje ke vetem veshe...


Zoti Rusmali flet pa mikrofon.
Ne duhet te procedojme.
Zoti Rusmali flet pa mikrofon.


Cilin mesazh Si te mos beje ti ke bere nje kerkese kunder tij. fare eshte ai i pandehur Ti e ke akuzuar per nje ceshtje konkrete.
Zoti Rusmali flet pa mikrofon.


Ilir Rusmali - ... dhe e respektoj. Ne qofte se nuk do ta marre me vete mesazhin tim eshte i lire te mos e marre por ai nuk ben dot debat me mua sepse une jam perfaqesues i Keshillit ndersa ai eshte personi qe eshte...
Jozefina Topalli - Me falni nuk keni me te drejte te flisni.
Urdheroni zoti Gjiknuri


Damian Gjiknuri - Po te shikoni Kushtetuten ne te gjitha momentet e saj ka betimi betimi betimi. Pra ai eshte momenti formal fillestar kur individi merr detyren dhe e ushtron ate. Kete ne nuk mund ta anashkalojme.


shte tjeter gje nese ne duam te bejme nje show politik mund ta trajtojme edhe politikisht. Per aq kohe sa deputeti nuk ka ushtruar funksionin e ligjvenesit nuk mund te jete ne kushtet e nje konflikti interesi qofte edhe ne nivelin kushtetues.


Ky Kuvend e ka njoftuar deputetin per marrjen e detyres ne momentin qe ka bere betimin dhe i ka vene perpara nje formular ku i kerkon te deklaroje interesat private te cilat mund te ndikojne ne te ardhmen. Kjo eshte logjika.


Si mund te mendojme qe nje njeri do te ushtroje influencen e tij si deputet pa qene i tille pa pasur te drejte vote ne Parlament pa gezuar as te drejtat kushtetuese dhe pa pasur imunitetin E dini se cka bere Gjykata e Larte per rastin e Mediut


shte shume interesante. Pasi deputeti ne fjale ka bere betimin ajo eshte shprehur ...ka fituar te gjitha garancite qe ka Kushtetuta perfshire edhe imunitetin. Vete vendimi i Gjykates se Larte e lidh berjen e betimin sepse eshte thelbesor.
Diskutime ne salle.


Ju lutem me lini te mbaroj Edhe ligji Per konfliktin e interesit thote se per raste te tilla ne dukje do te anulohet kontrata sic ka ndodhur. Kjo ka ndodhur edhe me disa deputete me perpara. Une nuk po permend emra por ata kane dhene doreheqjen nga ajo qe quhet papajtueshmeri.


Jozefina Topalli - Faleminderit zoti Gjiknuri Urdheroni zoti Halimi
Eduard Halimi - Une e degjova zotin Beqja. Nuk dua ti shtoj asnje fjale paraqitjes qe beri zoti Rusmali sepse ato qe u thane jane teresisht reale. Zoti Beqja thote se nuk e dinte qe mandati kishte filluar. Per te ky mandat ka filluar ne daten 25 shkurt te vitit 2010. Rasti i zotit Beqja eshte unik dhe nuk ka ndodhur kurre ne keta 20 vjet.


Koleget mund ta quajne paaftesi per ta kuptuar kete dhe se ndoshta duhet ta mbrojme zotin Beqja. Ai sot eshte njeri prej nesh dhe vetem brenda nje viti ka fituar 2 kontrata me vlere 434 milione leke nga te cilat 240 milione leke gjate kohes kur ka marre mandatin nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve. Te gjithe ne mund te pyesim si i beri zoti Beqja 200 milione leke brenda gjashte muajve nga fondet publike dhe ne te tjeret nuk i bejme dot


A nuk njohim edhe ne kryetare bashkie te forces sone politike A nuk kane edhe ata fonde publike qe te na e japin me vleren maksimale 9770 Ilir Rusmali - Zoti Gjiknuri ka folur gje


Eduard Halimi - Ai kishte folur vetem ne nje miting ne Gramsh ku kishte thene se ky ishte nje budallallek dhe se mandatet nuk do te digjeshin.
Diskutime.


Nderhyn zoti Gjiknuri pa mikrofon
Zoti Gjiknuri mund te vazhdosh te flasesh me vone.
Zoti Majko urdheroni


Pandeli Majko - Vertet ne daten 01.08.2009 KQZ-ja ka bere deklarimin e fillimit te mandatit te deputeteve por mendoj se me dashje ju keni ngaterruar fillimin e mandatit ne menyre deklarative nga ana e KQZ-se me ushtrimin funksional te ketij mandati.


Kam nje pyetje e cila mund te duket jashte teme por eshte brenda temes se diskutimit te sotem kemi pasur ne ne momentin e verifikimit te mandateve deputete te Parlamentit shqiptar te cilet kane kandiduar pa dhene doreheqje nga mandati i drejtimit te pushtetit lokal


Jozefina Topalli - Zoti Rusmali urdheroni
Ilir Rusmali - Kam nje nderhyrje te vogel.


Zoti Majko ju jeni shtetar dhe si i tille ju jeni shume legjitim ne kerkesen tuaj qe ta trajtoni me kujdes ceshtjen sepse ky eshte precedent dhe une ne te njejten linje do te kerkoja jo shume por tu terhiqja vemendjen se mos valle pa dashje juve personalisht jeni duke i hapur deren nje precedenti te hidhur precedentit qe njerezit mund te zgjidhen deputete ne te ardhmen mund te refuzojne te bejne betimin derisa te bejne nje dore te mire parash dhe pastaj te thone hajt se po bejme edhe betimin Nuk eshte shqetesuese kjo lloj gjeje


Pandeli Majko -Ajo qe une po diskutoj nga ana teknike eshte fakti pa u keqkuptuar se ju ngaterroni ne termat juridike momentin e fillimit te mandatit nga KQZ-ja me momentin e ushtrimit te mandatit. Jozefina Topalli - Ka pyetje


Gramoz Ruci - ... Jemi para nje kerkese dhe do ti drejtohemi kuptohet sipas procedurave seances qe ajo pastaj te procedoje me nje vendim po ose jo. Koleget qe kane bere kerkesen jane mbeshtetur ne nje nen te Kushtetutes. Atehere meqe i paska filluar mandati bie fjala zotit Beqja ose zotit Ruci pse nuk u dhane pagat pyes une. Nuk na u dhane jo se nuk ishim ne pune por se statusi i deputetit...


A ju kujtohet rasti i marreveshjes per Detin Jon me Greqine Pse ne nuk i beme kerkese Gjykates Kushtetuese sipas ligjit me firma deputetesh Sepse nuk ishim deputete sepse nuk kishim bere betimin por iu drejtuam si force politike. E keni parasysh apo jo


Nuk ishim deputete. Jane po keta anetare te Gjykates Kushtetuese te cileve ju drejtohet per te interpretuar kete kur ne te konsultuar qofte edhe me kete Gjykate Kushtetuese. Urdheroni tju jap nje vertetim nga nje deputet i juaji te dates 22 shtator me firmen e me vulen e tij. Por une nuk e beja dot kete kerkese qe keni bere ju sepse une nuk isha deputet. Megjithate kjo eshte e drejta e kerkuesit.


Rusmajli - Une e kuptoj qe ju keni ndjeshmeri te madhe ndaj zotit Beqja sepse ne fund te fundit e keni nje njeri aktiv te Grupit tuaj Parlamentar. Por ndjeshmeria juaj duhet te jete shume me e madhe ne raport me Kushtetuten sepse zoti Beqja une ju jemi sot por neser nuk do te jemi ndersa Kushtetuta do te jete.


Njelloj eshte rasti i denoncimit te konfliktit te mandatit te Beqjas me rastet e pafundme te konflikteve qe ne kemi denoncuar Nuk eshte njelloj. Ka disa arsye se perse nuk eshte njelloj.

Jozefina Topalli - Faleminderit Me falni zoti Tavo por une mendoj se nuk kemi me gje per te shtuar. Mendoj se keshilli duhet te dale me nje opinion te cilin do tia percjelle seances plenare. Do te transkriptoni te gjithe debatin e te gjithe deputeteve pastaj do ta kalojme te enjten e ardhshme ne seance plenare. Debat ne salle.


Gramoz Ruci - Si e pasqyruaka procesverbali Keshilli do beje me dije kerkesen.
Jozefina Topalli - Ne fakt nuk e di se cfare mund te thuhet me teper se ceshte thene nga anetaret e keshillit Nderhyrje nga salla.


Atehere zoterinjte Halimi dhe Gjiknuri do te bejne permbledhjen e procesverbalit. Ne do ta shperndajme transkriptimin.
Jozefina Topalli - Nese nuk bihet dakord mbyllet. Ju lutem shume shkurt


Vangjel Tavo - Ju kerkoj ndjese qe erdha me vonese por nuk isha ne dijeni te mbledhjes. Une kam qene anetar i ketij keshilli edhe ne legjislaturat e kaluara. Ndoshta nuk eshte ndonje gje shume serioze por me vjen shume keq per te sepse duket sikur e kemi thirrur si te pandehur. Une kam qene edhe ne legjislaturat e kaluara dhe kemi zhvilluar seanca te ngjashme ku deputetet e thirrur me kerkese te Prokurorise per heqje imuniteti jane ketu prane nesh.


Jozefina Topalli - Faleminderit A e perfundon dot stafi juridik transkriptimin me qellim qe tia dergoni zoterinjve Halimi dhe Gjiknuri


Lulzim Lelcaj - Patjeter do tua dergojme pasdite vone ne forme elektronike.
Jozefina Topalli - Ne rregull. Ju falenderoj per pjesemarrjen tuaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›