Vritet roja i fabrikes se cimentos

FUSH-KRUJ/ Naim Takli ka gjetur vdekjen mbremjen e djeshme rreth ores 2130 pasi eshte qelluar me arme
FUSH - KRUJ - Kane qene oret e vona te nates sipas policise rreth 2130 kur eshte qelluar me arme zjarri 43-vjecari nga Fushe-Kruja Naim Takli me detyre roje i fabrikes se vjeter te cimentos ne fshatin Zalle te Fushe-Krujes. Sipas hetimeve paraprake policia konfirmon se viktima eshte qelluar me arme automatike tip kallashnikov.
Krismat e nje arme qe jane degjuar ne nje prej reparteve te punes se fabrikes se vjeter te cimentos ne fshatin Zalle te Fushe-Krujes kane terhequr vemendjen e punetoreve te turnit te dyte te cilet edhe jane shqetesuar pasi vazhdimisht ne kete zone ka pasur perplasje mes banoreve dhe pronareve te fabrikes per probleme te ndryshme.
Pergjegjesi i repartit te cimentos pas ketij konstatimi ka dale jashte vendit ku punohej dhe eshte drejtuar andej nga ka konstatuar edhe krismat e nje arme zjarri.
Kur ka pare nje person te shtrire ai ka thirrur ne ndihme edhe punonjes te tjere dhe kane verifikuar personin e qelluar. Pasi kane siguruar mjete ndricimi rrethanore ata kane pare se personi i qelluar ishte roja i fabrikes Naim Tali i cili banonte ne Fushe-Kruje.
Pasi e kane kontrolluar viktimen ata kane konstatuar plage te cilat i kane shkaktuar edhe humbjen e menjehershme te jetes per shkak te demtimit te organeve jetesore.
Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe ka filluar hetimet rreth rrethanave te vrasjes. Ngjarja ka ndodhur sipas deshmive rreth ores 2130. Policia krahas kerkimit te gezhojave nga pozicioni i mundshem i qitjes qe mendohet te kete qene nga jashte murit rrethues te fabrikes ne nje zone ku muri kishte qene i shembur prej kohesh eshte perpjekur per gjetjen e autorit te mundshem te vrasjes.
Per kete jane pyetur punonjes edhe rreth ndonje konflikti qe mund te kete pasur viktima me ndonje person te caktuar por te dhenat theksojne se pas oreve te para te vrasjes autori i vrasjes mbetet enigme.
Mesohet nga burimet e informacionit se policia po ndjek disa pista te mundshme hetimi. Fabrika ka qene goditur edhe me pare me arme zjarri ne porten e saj si dhe ka pasur raste vendosjeje tritoli.