Durres- Kukes tuneli i dyte i Thirres hapet te premten
KALIMASH- Tuneli i dyte i Kalimashit do te hapet kete te premte duke bere qe levizjet te behen lirshem nen masivin malor ne te dy krahet e rruges. Burime nga Ministria e Transporteve thane dje se punimet ne galerine veriore kane perfunduar duke perfshire edhe sinjalistiken kamerat e sigurise ventilatoret sistemet e alarmit dhe cdo gje tjeter qe duhet per ta bere ate krejtesisht funksional. Pas hapjes se tunelit te dyte udhetaret nuk do te ndalen me ne te dyja anet e tunelit per shkak te kalimit te automjeteve vetem nga nje korsi me radhe. Me hapjen e tunelit te dyte kompania turko-amerikane Bechtel-Enka mbyll perfundimisht kantierin e saj prane kesaj rruge pas tri vitesh punime. Bechtel-Enka do te shperngulet drejt Kosoves per tiu bashkangjitur kantierit te ngritur atje per vijimin e ndertimit te autostrades nga Morini drejt Prishtines dhe me tej. Edhe ne Kosove kjo ndermarrje ka fituar tashme tenderin nderkombetar per pjesen kosovare te rruges se kombit. Tuneli Thire-Kalimash i hapur ne nje masiv shkembor ka dy hyrje veriore dhe jugore me nga 5.6 kilometra secila. Nje vit e gjysme me pare kane qene tre kryeministra shqiptar kosovar dhe turk qe kane marre pjese ne perurimin e tunelit te pare por shembja masive brenda tij nderpreu per muaj te tere levizjen e automjeteve per arsye sigurie deri sa te riparohej demi i madh. Sipas eksperteve kostoja e tunelit u rrit edhe me 20-30 milione euro per shkak te kesaj shembjeje. Ende autoritetet nuk kane dhene nje shifer te sakte lidhur me koston totale te ndertimit te tij.
GSH/BalkanWeb
GSH/BalkanWeb