Intervista Topi KQZ politike kriza eshte prezente si ne diten e pare
Presidenti i Republikes Bamir Topi i ftuar dje ne Ora e Debatit ka komentuar situaten politike duke pohuar se asgje nuk ka ndryshuar dhe kriza apo ngerci jane prezent si ne diten e pare. Duke folur per akuzat e korrupsionit Presidenti i kerkoi drejtesise qe te beje punen e saj por nga ana tjeter i kerkoi politikaneve te jene me te pergjegjshem. Bamir Topi nuk ka pranuar qe te komentoje mundesine e zgjedhjeve te parakohshme por shprehu rezervat e tij per menyren se si partite po menaxhojne situaten dhe ndryshimet qe i kane bere Kushtetutes duke dobesuar rolin e presidences.
Zoti President si e vleresoni ju konkretisht debatin qe po behet kohet e fundit me aktoret politike te dy kaheve ne lidhje me afera korruptive ne lidhje me tendere ne lidhje me te kaluaren ne lidhje me deklarime apo mosdeklarime pasurie e keshtu me radhe
shte e drejta juaj te me thoni qe te jem me konkret por une besoj qe kam qene shume konkret. Une mund te flas brenda limiteve qe ka kjo zyre dhe ky institucion. Ne menyren me absolute pasi nuk me duket normale dhe kete e kam thene dhe ne mesazhin publik nuk me duken normale akuza te kesaj natyre ku po del gjithcka ndoshta dhe me hollesira te panevojshme nderkohe qe institucionet ekzistojne. Apeli im ka qene i drejtperdrejte. Nese nje akuze artikulohet politikisht duhet te ndertohet politikisht. Ndersa akuzat konkrete duhet patjeter qe te drejtohen ne Institucionin e Prokurorise. Fakti qe une e kam kanalizuar pikerisht ne Institucionin e Prokurorise nuk eshte atribut i imi dhe nuk eshte se po e bej une kete zbulim sot. Ky eshte nje institucion i shtetit shqiptar i cili operon me standardet e institucioneve paralele te vendeve te tjera ku per te njejtat gjera te se njejtes natyre gjerat shkojne ne Prokurori shkojne ne drejtesi dhe fjalen e fundit e jep drejtesia. Une mund te them shume gjera politikisht. Mund te abuzohet me te drejten e te qenit deputet dhe mund te thuash gjithcka. Vertet Parlamenti imuniteti te japin mundesine qe ti te flasesh dhe te mos mbash pergjegjesi per ate qe flet por jane disa akuza te cilat detyrimisht duhet te shkojne ne Prokurori. Dhe ka dy gjera. Askush nuk mund te paragjykoje perfundimin e nje procesi por askush nuk mund te dale pa pasoja nese ka shpikur publikisht sepse nuk eshte ceshtje e reputacionit te nje partie politike apo e nje deputeti por eshte ceshtje e personalitetit te nje individi i cili eshte politikan por pas tij eshte nje familje pas atij eshte nje farefis pas atij eshte nje rreth shoqeror.
Ka pasur nje akuze konkrete nga ish-ministri i Ekonomise ne lidhje me nje ceshtje qe implikon Policine e Shtetit dhe struktura te tjera te saj. Me cilesine e Presidentit te Republikes keni marre informacion jeni njoftuar jeni munduar te mesoni dicka me teper per kontrabanden e naftes ne Shqiperi
shte detyrimi i institucioneve qe te sjellin informacionin korrekt edhe ne institucionin e Presidentit. Por une deshiroj te jem i pozicionuar parimisht per aq sa thashe. Te gjitha akuzat duhet te kanalizohen dhe ne dijenine time edhe ne rastin konkret Prokuroria po merret me punen e hetimit dhe nuk deshiroj te nderhyj ne hallka intermediare te procesit te hetimit qe nuk jane detyre e Presidentit.
Zoti President ne kete periudhe ka lindur dhe nje fenomen qe nuk eshte se eshte aq shume i ri por gjithsesi duket se po merr permasa me te medha - merkatoja e konsideruar e deputeteve kalimi nga nje force politike ne nje tjeter kalimi nga mazhoranca ne opozite e keshtu me radhe. Si e vleresoni kete zhvillim
Natyrisht jo mire. Une e thashe apelin tim. E rikonfirmoj ceshtja e stabilitetit politik eshte ceshtja me e rendesishme. Por nuk mund te them eshte nje ceshtje qe ka te beje me deputetet por nuk me duket nje fenomen qe na gezon sepse stabiliteti politik ne radhe te pare vjen nga stabiliteti i partive vjen nga stabilitetet individuale te cdo deputeti ka te beje me interesat e qytetareve ka te beje me orientimin e qytetareve. Me nje fjale une do te thosha qe po i kthehem edhe nje here si nje lajtmotiv qe stabiliteti politik per Shqiperine per institucionet per politiken per njerezit eshte shume i rendesishem.
Por ne fakt a jemi duke konsumuar stabilitet politik Si e vleresoni ju situaten aktuale
Pyetja juaj shqetesimi juaj tregon qe ky moment qe une nuk e konsiderova si element pozitiv tregon qe ka dhe problemet e veta natyrisht. Presidenti jep apelin e pergjithshem jep qendrimin e tij. Pjesa tjeter pastaj ka te beje jo vetem me ndergjegjen individuale te deputeteve por edhe me ndergjegjen politike te partive politike eshte nje ceshtje e tyre.
shte folur keto dite per mundesine e zgjedhjeve te parakohshme si mundesi krejt hipotetike por gjithsesi. Ju e vleresoni se njera nga mundesite mund te jene zgjedhjet e parakohshme
Se pari nuk deshiroj te futem ne kete teme jo se nuk kam mundesi te flas per kete teme por qendroj pozicionit qe stabiliteti i Shqiperise eshte shume i rendesishem keshtu qe gjithcka qe del nga linja normale e institucioneve nuk eshte e pelqyeshme per Presidentin. Pra nuk mund te inkurajoj nuk mund te marr pjese perkundrazi e perseris edhe nje here dhe gjate kesaj interviste e kam perdorur ndoshta ne menyre shume inflacioniste termin stabilitet. Edhe sikur ta permend edhe here te tjera natyrisht qe nuk do te bej gabim. Jam per nje stabilitet te institucioneve. Jam qe zgjedhjet e radhes te jene zgjedhje me te mira nga ckane qene dhe vertete duhet nje angazhim i te gjitheve. Duhet te bejme shume kujdes qe keto zgjedhje te mos kene asnje lloj shansi per tu kontestuar dhe kjo do patjeter angazhim do angazhim nga partite politike e nga institucionet dhe gradualisht njerezit qe merren me administrimin e zgjedhjeve duhet te kuptojne qe tifozlleku ndaj partive nuk e ndihmon procesin. Perkundrazi njerez qe kane te gjithe integritetin e tyre strukturat e tyre per te qene korrekte do ta ndihmonin procesin dhe ne nuk do te harxhonim shume kohe pas zgjedhjeve per te thene qe zgjedhjet nuk ishin te mira.
Zoti President a eshte tejkaluar kjo krize apo ky ngerc politik apo jemi duke e konsumuar ende
Une besoj qe jemi ne te njejtat pozicione. Ju e keni ne memorie edhe takimin e zhvilluar ne Presidence. Une nuk besoj qe palet kane levizur. Te jemi realiste palet jane ne te njejtat pozicione. Pra eshte diskutuar gjate eshte diskutuar per nevojen e futjes ne loje te Komisionit te Venecias te Gjykates Kushtetuese eshte diskutuar per vektoret qe do ta vene ne levizje pra jemi praktikisht ne te njejten situate. Palet jane ne te njejtin pozicion cka tregon qe ai problem eshte prape i mbartur muaj pas muaji dhe natyrisht qe nuk lejon qe palet te shikojne perzgjedhjet qe do vijne per zgjedhjet lokale te cilat jane dekretuar ne daten 8 maj te vitit 2011 cka nenkupton nje lloj nevoje dhe nje lloj shqetesimi te natyrshem qe e kane jo vetem institucionet ne Shqiperi por e kane edhe institucionet te cilat ne nje lloj menyre monitorojne. Besoj e mbani mend fare mire sepse eshte apel i diteve te fundit apeli i Ambasadorit te ri te OSBE-se i cili risolli ne vemendje te partive nevojen per tu marre me zgjedhjet e pushtetit vendor te cilat jane shume afer. Nese do te jete i nevojshem nje reformim i Kodit Zgjedhor e per tu pergatitur ashtu sic duhet ne menyre serioze ne menyre qe zgjedhjet e pushtetit vendor si zgjedhje te karakterit administrativ jane zgjedhje qe jane me afer interesave te qytetarit jane zgjedhje qe sikurse thashe duhet te jene te drejta korrekte te pakontestuara.
Por a mund te jene te tilla keto zgjedhje kur akoma kemi keto probleme te zgjedhjeve te kaluara fare duhet bere me kete moment
Edhe njehere kjo eshte nje ceshtje gati-gati ekskluzive e partive politike parlamentare sepse jane ato te cilat duhet te ofrojne vullnete politike per te bashkepunuar per ta pare te nevojshme ose jo reformimin e Kodit Zgjedhor. Pra eshte nje ceshtje qe mund te kete interes nga shume individe nga shume individe politike apo parti por ne menyre te vecante i takon partive politike parlamentare.
Sigurisht qe i takon partive politike por ju si nje aktor dhe nje faktor shume i rendesishem i jetes se vendit duhet te keni nje gjykim tuajin si mund te tejkalohet dhe a do te tejkalohet ne fund te fundit sepse njerezit presin te degjojne dicka nga ju
Ju mendoni qe mund te tejkalohet gje pa shprehjen e nje vullneti politik Mendoni qe Presidenti do tu tregoje aktoreve politike rrugen e tyre qe e kane rrugen absolutisht te qarte qe eshte rruga e bashkepunimit ne parlament per te ndertuar nje ligj pasi perndryshe ligjet nuk ndertohen aq me shume kur lind nevoja per te ndryshuar ligjet e karakterit kushtetues qe domosdoshmerisht kerkojne dy te tretat e votave ne parlament. Me thoni ju nese ka nje mekanizem tjeter. Shqiperia nuk eshte Republike Presidenciale eshte Republike Parlamentare. Apeli i Presidentit eshte pikerisht per te gjetur bashkepunimin dhe per te ruajtur patjeter seriozitetin e nje procesi qe konsiderohet mjaft jetik per Shqiperine. Nese ju keni nje mekanizem tjeter ju mund te ma thoni por ceshtja eshte tek vullneti politik ceshtja eshte tek bashkepunimi ceshtja eshte qe ti paraprihet nje procesi i cili kurrsesi nuk mund te ndertohet brenda disa diteve. Ne jemi mesuar ne retrospektive qe te gjitha ndryshimet e Kodit Zgjedhor i kemi bere in extremis diten e fundit atehere kur ka qene dita e fundit e sesionit te fundit te Legjislatures se fundit. Nese me thoni nje eksperience tjeter ja kjo eksperience ka qene. Pra politika shqiptare ka nevoje qe te maturohet per tu paraprire gjerave. shte shume me mire ti parandalosh se sa ti mjekosh.
Keni ju nje mendim ne lidhje me fletet e votimit pra jo nese duhen djegur ose jo sepse sigurisht ajo eshte atribut i Komisionit por cfare roli mund te luante Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si nje institucion kushtetues ne kete situate sipas jush
Nese do te ma kishit bere kete pyetje para ndryshimeve kushtetuese jo vetem do te kisha mundesi me shume per te folur por do te kisha dhe detyrimin per te folur. Ju e dini qe pas ndryshimeve kushtetuese pati nje ndryshim edhe te struktures te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku as ne menyre te drejtperdrejte as ne menyre te terthorte d.m.th. asnje kandidature e Presidentit qofte si Institucion Presidenti qofte me atributin e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise sot pra Presidenti nuk ka asnje perfaqesues. Partite politike paten mirekuptimin e plote ne ate kohe per te bere ndryshimet kushtetuese per te kufizuar kompetenca te caktuara per te fuqizuar kompetenca te caktuara per te zgjedhur Presidentin e ardhshem me 71 vota per te ndryshuar strukturen e KQZ-se dhe sot cdo gje e ndertuar ne ate kohe konsiderohet legjitime. Askush pas miratimit te ligjit nuk ka te drejte ti beje koment ligjit sepse ligji eshte ligj por nga ana tjeter duhet te kuptohet qe te gjitha ato ndryshime kane ardhur me nje vullnet te caktuar politik te partive politike dhe tere pergjegjesia ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ju duhet ta kuptoni se gjithmone performanca profili politik natyrisht kane edhe perfundime te karakterit politik ne ne parametrat e ligjit. Une nuk i bej koment Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk mund te them qe nuk eshte ne parametrat e ligjit. Gjithcka qe eshte me ligj eshte me ligj por per sa i perket pozicionimeve politike kjo ka te beje me pergjegjesine politike te partive politike te cilat ndertuan nje strukture thellesisht politike. Te gjithe njerezit qe jane ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane te katapultuar nga vullnetet politike te partive politike.
Zoti Presidenti ne keto zhvillime qe po ndodhin a mund te shtyhen serish zgjedhjet lokale
Sigurisht qe nuk kam te drejten as te hamendesoj. Nuk mund te hamendesoj nuk mund te bej parashikime aq me shume pesimiste. Deshiroj ti qendroj pikerisht asaj date e cila ka qene data e fundit e kufirit ligjor ku i jepet mundesia Presidentit per te dekretuar zgjedhjet. Pra data 8 maj eshte data e fundit sipas te gjitha perllogaritjeve dhe une nuk mund te behem sigurisht njeriu qe merr karakteristikat e Kasandres perkundrazi deshiroj ti inkurajoj te gjithe aktoret politike qe zgjedhjet jo vetem te zhvillohen ne kohe por te zhvillohen sipas te gjitha kushteve te jene korrekte te jene te lira te jene te ndershme te jene te pranueshme dhe te mos vijne si nje moment kontestimi qe do ta conte prape situaten politike ne keto parametra.
Ku qendron problemi ne Gjykaten Kushtetuese
Une po ju them dicka qe e kam thene edhe kohe perpara Per Presidentin e Republikes eshte shume e thjeshte mbi bazen e nje procesi qe eshte realizuar ku listat e gjyqtareve qe plotesojne kriteret ligjore presupozojne lista me nga 30-40 vete pra nuk eshte problemi i emerimit ne funksion te kohes por ka qene nje klime e tille politike ku me eshte dashur sidomos per Gjykaten Kushtetuese qe te gjendet nje ekuiliber qe vete partite politike qe do te jene ne Kuvend per ti miratuar te kishin nje konsensus per sa u perket figurave te cilat do te jene sot ne Gjykaten Kushtetuese. Me qene se klima politike nuk e ofroi kete mundesi per kete kane dijeni edhe partneret tane nderkombetare pra vonesa prej dy-tre muajsh qe imponoi edhe paraqitjen disi me vonese te disa kandidaturave te Gjykates Kushtetuese lidhet pikerisht me klimen
politike.
Nese do te fillonin procedurat me shpejt do te beheshin emerimet me shpejt
Ka ardhur nje proces natyral edhe Kuvendi ka pasur kohen e vet sepse nje pjese e kandidaturave eshte miratuar por nje pjese eshte rrezuar dhe kjo e ka e ka futur ne nje vonese qe nuk lidhet me moszbatimin e funksioneve nga njeri institucion tek nje tjeter. Ka qene brenda parametrave ligjore dhe sot jane te gjitha te evaduara nga Institucioni i Presidentit jane ne Kuvend dhe presim rezultatin qe do te vije prej tij.
Shumica ka bere nje akuze se keni shkelur Kushtetuten per mosdekretimin e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese...
Ju do te thoni Pse Kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese u zgjodh pa u plotesuar trupa Se pari mund tju them se u zgjodh pasi ishte propozuar grupi i ri i anetareve te ardhshem te mundshem te Gjykates Kushtetuese cka ne vullnetin e Presidentit do te thote qe nga te gjithe keta njerez qe jane emeruar nga Presidenti dhe ata qe jane aktuale Presidenti ka te drejte te beje zgjedhje. Duke marre ne konsiderate qe ky proces po zgjatej dhe vazhdon te jete ende ne proces ku ende nuk dihet nese keta kandidate do te fitojne ose jo atehere une gjeta mirekuptimin me zotin Dedja sepse duhet qe patjeter te kesh pozicionin per ta drejtuar Gjykaten. Pas nje bisede natyrisht me disa seanca une gjeta gatishmerine e zotit Dedja i cili kishte marre nje miratim nga Kuvendi pra ishte nje figure e miratuar si anetar i Gjykates Kushtetuese nje figure e re mjaft cilesore ne fushen e drejtesise per te marre drejtimin per tre vjet sipas Kushtetutes si Kryetar i Gjykates Kushtetuese. Besoj se jemi absolutisht ne nje terren normal dhe une shpresoj se me miratimin e pjeses tjeter te kandidaturave Gjykata Kushtetuese do te futet ne funksion te plote. Kjo do te thote se ne gjithcka qe eshte thene edhe ne ate qe une po them sot ka qene gjithcka sipas parametrave kushtetues. Sot kemi Kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese ky eshte nje cast i tejkaluar ne problematiken e vet. Gjykata Kushtetuese edhe pse ka nevoje te rinovohet funksionon sipas te gjitha te drejtave kushtetuese qe cdo anetar edhe pse e ka kaluar kohen qendron ne detyre dhe ushtron te gjitha drejtat e veta te plota deri ne zevendesimin e tij nga anetari i ri. Jemi ne normalitet me kete gjykate.
Duket se ky cast eshte i tejkaluar ky cast po te kemi parasysh se vete udheheqesi i shumices Kryeministri Sali Berisha e priti ne Zyren e tij Kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese.
Ju jepni garanci se ai eshte personi i duhur ne vendin e duhur per shkak te specifikave qe ka kjo Gjykate
Une mendoj se kam qene ne gjendje shume te mire qofte institucionale qofte morale e psikologjike kur kam emeruar zotin Dedja. Kam besim te plote tek ai eshte njeri me pergatitje profesionale dhe me integritet moral qe do te dije te zhvilloje shume mire kompetencat e veta kushtetuese dhe institucionale. Marre me shkurtime nga emisioni Ora e Debatit.