E Martë, 3 Nëntor 2026

Mandati i Olta Xhaçkës-Kryetarja e GJK-së, Holta Zaçaj: Kuvendi të zbatojë vendimin, s’ka rrugë tjetër

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka deklaruar se Kuvendi duhet të zbatojë vendimin e institucionit ligjor më të lartë në vend mbi mandatin e deputetes e njëherësh ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Duke folur në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Zaçaj theksoi se me qëndrimin që po mban Kuvendi ka krijuar një situatë e pazakontë dhe se institucioni duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi nuk ka rrugë tjetër.

“Është një situatë e pazakontë dhe e pamundur të ndodhë në një vend demokratik. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe zbatimi i vendimeve të kësaj gjykate përbën zbatim të vetë Kushtetutës. Fjalët janë të tepërta përtej kësaj që unë thashë. Çdo vendim duhet të zbatohet. Nuk ka një rrugë tjetër. Nuk ka një mekanizëm tjetër. Arsyeja pse nuk ka një mekanizëm tjetër është sepse është e pamundur të imagjinohet që të mos zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. S’mbetet shumë për të interpretuar në këtë moment”, u shpreh Zaçaj.

Ndërkaq, Kuvendi vijon të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që parashikon heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka pasi kjo e fundit është gjendur në konflikt interesi duke qenë se akuzohet edhe nga opozita se ka përfituar të mira publike si që kur bashkëshorti i saj, ish-deputeti, Artan Gaçi ka marrë statusin e investitorit strategjik në bregdetin shqiptar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›